Meta: Përpjekje për zbatimin e plotë të të gjitha kushteve për negociatat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një bisedë online me raporteren për Shqipërinë në PE Isabel Santos dhe ambasadorin e BE-së Luigi Soreca ku në fokus ka qenë çështja e negociatave.

Teksa informon për këtë bisedë, Kreu i Shtetit falënderon eurodeputetn Santos për projekt rezolutën për Shqipërinë me vëmendje të veçantë tek zgjedhjet e ardhshme, shpopullimi dhe liria e medias.

Meta thekson se si President i Republikës do të bëjë çdo përpjekje për zbatimin e plotë të gjitha kushteve që lidhen me negociatat.

Kënaqësi të zhvilloja sot një bashkëbisedim të sinqertë e miqësor me Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeten Isabel Santos, dhe Ambasadorin e Delegacionit të BE në Tiranë, zotin Luigi Soreca.

Një falënderim i veçantë për zonjën Santos, për vëmendjen e posaçme që i ka kushtuar në Projekt Rezolutën për Shqipërinë zgjedhjeve të ardhshme, fenomenit të shpopullimit dhe cenimit të lirisë së medias në Shqipëri.

E sigurova se si President i Republikës do të vazhdoj të bëj çdo përpjekje për zbatimin e plotë të të gjitha kushteve, që lidhen me nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Integrimi europian i Shqipërisë kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe ndërtimit të shtetit ligjor me institucione të pavarura dhe funksionale. ?????”, shkruan Meta./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rama ndan fotoalbumin nga darka tradicionale e fundvitit me trupin diplomatik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditët e fundit darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri. Në një...

Shitet për 5.2 milionë dollarë rezidenca e ‘I vetëm në shtëpi’

Një blerës është gjetur për shtëpinë McCallister nga filmi i vitit 1990 ‘I vetëm në shtëpi’. Prona me pesë dhoma gjumi dhe gjashtë banjo...

‘Minim i të ardhmes demokratike të vendit’, SHBA sanksionon një tjetër ish-kryeministër

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj miliarderit gjeorgjian Bidzina Ivanishvili, ish-kryeministër dhe udhëheqës de fakto i Gjeorgjisë, duke e akuzuar për minimin e...

Këto janë tre shenjat e horoskopit që nuk i ecën fati në dashuri

Ne të gjithë njohim njerëz që nuk janë në gjendje të arrijnë një marrëdhënie të gjatë dhe të lumtur. Ndoshta ata kanë pritshmëri shumë të...

Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike!

Nga Ylli Pata Po pse Fatos Lubonja thotë që bëhet fjalë për një ligj? Sepse narracioni i këtij enturazhi nuk ka as logjikë e as...

Lajme të tjera

Web TV