Mjeku i njohur Tritan Kalo ka reaguar i revoltuar lidhur me situatën aktuale politike në vend, teksa thotë se PS është spostuar djathtas dhe PD është komplet e çorientuar gjatë këtyre 30 viteve demokraci.
Kalo përmes një shënimi në rrjete sociale konstaton se qytetarët ndihen të papërfaqësuar nga këto parti politike, pasi ato janë larguar nga programet për të cilat u krijuan, duke mos ngjallur më shpresë te qytetarët.
Ai bën thirrje për dashuri dhe respekt për vendin, për aspak militantizëm ndaj politikanëve, por për veprim që sjell ndryshim, në të kundërt rruga e vetme është ajo e emigracionit dhe boshatisja e Shqipërisë.