Marguerite Durand/ Gazetarja që lartësoi profilin e feminizmit në Francë dhe Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në dhjetor të vitit 1897, aktivistja Marguerite Durand themelon gazetën feministe, “La Fronde”, në Paris. Një vit më pare ajo ishte dërguar nga gazeta “Le Figaro”, gazetë kryesore e përditëshme, për të shkruar një artikull me humor nga Kongresi ndërkombëtar i grave. Nga ky zhvillim, Durand u kthye thellësisht e ndryshuar, dhe themeloi të përditëshmen feministe “La Fronde”.

Marguerite Durand, e pushtuar nga pasioni për barazinë e grave, ishte një grua tërheqëse; ajo u bë famëshme për shëtitjet e saj në rrugët e Parisit me një luan të zbutur me emrin “Tigër”. Historianët thonë se aktivizmi i saj lartësoi profilin e feminizmit në Francë dhe Evropë në një nivel respekti të paparë. Durand, kishte edhe një koleksion të pasur letrash që ia duroi qeverisë franceze në vitin 1931. Një vit më pas, 1932, biblioteka Marguerite Durand u hap në Paris dhe mbetet edhe sot një nga burimet më të mira në botë për hulumtime në fushën e feminizmit dhe historinë e lëvizjes së grave.

***

Marguerite Durand  u lind në një familje të klasës së mesme. Ajo u dërgua për të studiuar në një manastir katolik romak. Pas mbarimit të arsimit të saj fillor, hyri në Konservatorin e Parisit para se të bashkohej me Comédie Française në 1881. Në 1888, ajo hoqi dorë nga karriera e saj në teatër për t’u martuar me një avokat të ri, Georges Laguerre. Bashkëshorti i saj e prezantoi atë në botën e politikës radikale populiste dhe e përfshiu atë në shkrimin e broshurave për lëvizjen “Boulangists”.

Sidoqoftë, martesa ishte jetëshkurtër dhe në 1891 çifti u nda pas së cilës Durand mori një punë duke shkruar për Le Figaro, gazeta kryesore e ditës. Në 1896, pasi gazeta e dërgoi atë për të mbuluar Kongresin Ndërkombëtar Feminist ajo u largua nga ngjarja me një revoltë të brendshme. Vitin e ardhshëm më 9 dhjetor 1897 themeloi gazetën e përditshme feministe, “La Fronde”./fjala.al

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV