Rama në Itali për Forumin e vendeve të Evropës Qendrore e Jugore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, po merr pjesë në Forumin Ndërqeveritar të bashkëpunimit rajonal të vendeve të Evropës Qendrore dhe Jugore (InCe). Kjo nismë po zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Jashtme të Italisë dhe do të drejtohet nga kryeministri italian, Giuseppe Conte.

Në Forum marrin pjesë 17 vende, 9 prej tyre janë anëtare të Bashkimit Europian, Bullgaria, Kroacia, Italia, Polonia, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Sllovenia e Hungaria. 5 janë vende në perspektivën e hyrjes në BE si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Hercegovina e Mali i Zi, si dhe 3 vendet e tjera Moldavia, Ukraina e Bjellorusia.

Të pranishëm në Forum janë kryeministrat Edi Rama, Andrej Plenkovic, Zoran Zaev, Ion Chicu, Dusko Markoviç dhe Ana Brnabiç. Vetë kreu i qeverisë, Rama, ka njoftuar në Facebook pjesëmarrjen në këtë aktivitet.

“Romë – Samiti i vendeve të Nismës së Evropës Qendrore (CEI) nën drejtimin e Italisë mike, një mundësi më shumë për të nxitur pjesëmarrjen dhe angazhimet konkrete në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit”,– shkruan në Facebook kryeministri Rama./Fjala.al/

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV