Japonia shënon shifër rekord të rasteve të reja me koronavirus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Japonia ka regjistruar shifër rekorde të rasteve ditore me koronavirus. Të mërkurën shënoi 2.811 raste të reja, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

Përpos këtij rekordi, gjatë kësaj periudhe u regjistrua edhe numri më i lartë i personave me simptoma serioze të sëmundjes Covid-19, që ishte 555.

Shifra rekorde të rasteve u regjistruan në gjashtë nga 47 rajonet e Japonisë, përfshirë destinacionet e famshe turistike, Kyoto dhe Kagoshima.

Kryeqyteti Tokio të mërkurën regjistroi 572 raste të reja, që është shifra e dytë më e lartë prej fillimit të pandemisë. Rekordi i mëparshëm u shënua të shtunën më 584 raste për 24 orë.

Rritja e numrit të rasteve në nivel kombëtar, të cilin ekspertët po e cilësojnë si valë të tretë, ka nxitur thirrje qe qeveria ta pezullojë një program për nxitjen e turizmit.

Shtimi i rasteve pritet edhe në ditët e ardhshme, kur shumë japonezë kthehen në vendlindjet e tyre për t’i kaluar ditët e pushimit gjatë Vitit të Ri me familjet e tyre.
l.m/Fjala.al

Të fundit

“Më ka zhgënjyer”/ Zebervoki me deklaratë të fortë per Eglin, ja çfarë zbulon

Dy banorët e Big Brother VIP Albania, Gjesti dhe Egli, janë në qendër të vëmendjes ditët e fundit. Dyshja...

Kush po kërkon trazira para zgjedhjeve ?

Nga ARTUR AJAZI “Në rast se, mblidhen edhe njëherë njerëz para SPAK-ut, unë do të bëj antimiting”. Këtë kërcënim e ka bërë 2 ditë më...

Greqia përfshihet nga moti i keq, qarkullimi ndalohet në disa rrugë të Zakinthos

Greqia po përballet me kushte të këqija moti, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Policia Rrugore e Zakinthosit ka njoftuar se...

Media amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacion për t’u vizituar në 2025

Sipas një raporti të kompanisë amrikane të udhëtimit Expedia, i cili anketoi 25,000 njerëz nga 19 vende, 63 përqind e udhëtarëve ka të ngjarë...

Ç’duhet bërë?!

Nga Ylli Manjani Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë sa më shpejt, për të...

Lajme të tjera

Web TV