Nuk ju pëlqejnë Krishtlindjet? Psikologët ju tregojnë si t’i përballoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sapo vjen dhjetori, çdo gjë dekorohet për festat e fundvitit. Ka disa persona që mezi e presin këtë muaj, por ka edhe nga ata që nuk e pëlqejnë këtë atmosferë. Mos u shqetësoni, nuk jeni të vetmit që trishtoheni për Krishtlindje. Fernando Azor, psikolog nga gabinetedepsicología.com, shpjegoi për Euronews se si të përballoni këtë periudhë nëse nuk ju pëlqejnë festat:

Nuk është sëmundje

“Gjendja e dëshpëruar e Krishtlindjeve” nuk është një çrregullim psikologjik ose një sëmundje në vetvete. Megjithëse, simptomat e saj ekstreme mund të jenë shqetësuese: trishtimi, mungesa e oreksit dhe gjumit, ankthi. Në fakt një nga arsyet pse njerëzit trishtohen për Krishtlindje është kur mendojnë se edhe një tjetër vit iku dhe çfarë arritën gjatë vitit që po lënë pas?

Ju nuk i urreni Krishtlindjet

Në çdo situatë ju duhet të mendoni pozitivisht. Nëse nuk ju pëlqen atmosfera festive, atëherë mendoni se do të pushoni për disa ditë. Ju nuk i urreni festat, por me siguri mendoni shumë, gjatë kësaj periudhe. Mos i mbani për vete ndjenjat negative, flisni me dikë për shqetësimet që keni në sezon festash.

Kalojini Krishtlindjet siç dëshironi

Këshilla kryesore e Azorit për të “mbijetuar” në këto data është “normalizimi” i periudhës. “Mos luftoni Krishtlindjet” dhe mos harroni se nuk ka “nevojë për të riprodhuar” modelin e imponuar nga shoqëria, shtoi ai. Dikush mund të pranojë të gjitha klishet dhe “të jetojë përrallën e Krishtëlindjes”, tha Azor, ose, si alternativë, të shohësh nuancat dhe të zgjedhësh të mos festosh në një mënyrë tradicionale./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mjekja Pediatre Dr Gjeorgjina Kuli Lito:Virozat te fëmijët ja këshillat për prindërit

Doktoreshë Gjeorgjina Kuli, Shefe e Shërbimit të Pediatrisë dha disa këshilla praktike për fëmijët. Ajo tha se produktet natyrale, kanë...

Marta Kos takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Komisionerja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar nje takim me lideret e Ballkanit Perëndimor në Mynih, ku po...

Butrint Imeri nuk heq dorë nga vajzat e famshme, bën publike lidhjen me modelen

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është përfolur së fundmi për një lidhje të mundshme me modelen turke. Dyshja është kapur mat në një...

“Burri më kërcënoi me thikë”,flet gruaja nga Korça:Erdhi i pirë, më mbrojti djali i vogël

Një grua nga Korça ka rrëfyer momentet e frikës që përjetoi pasi u kërcënua me thikë nga bashkëshorti i saj 57-vjeçar. Sipas saj, burri i...

I dërguari amerikan: Evropa nuk do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë

Evropa do të konsultohet, por përfundimisht do të përjashtohet, nga bisedimet e planifikuara të paqes midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës, ka zbuluar i dërguari...

Lajme të tjera

Web TV