Një tjetër protestë do të mbahet këtë të premte për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Nën moton ‘Drejtësi për Klodianin’, në rrjetet sociale është paralajmëruar që protesta e sotme do të mbahet në orën 18:00 në të gjitha sheshet e qyteteve të vendit.
Kujtojmë se ditën e enjte, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen, ndërsa kryeministri Edi Rama kërkoi falje duke u shprehur se drejtësia do të vihet në vend./r.g/fjala.al