Manastirliu në qendrën e re shëndetësore të Vaqarrit: Po punojmë për vaksinën anti-Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar qendrën e re shëndetësore në Vaqarr, ku sapo ka përfunduar rikonstruksioni i plotë, në kuadër të programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

Manastirliu deklaroi se, megjithë situatën e vështirë të epidemisë, nuk është ndalur për asnjë moment programi kombëtar i rimëkëmbjes së qendrave shëndetësore nga veriu në jug dhe programet e shëndetit publik, pranë mjekut të familjes, duke filluar me vaksinimin kundër gripit.

I morëm masat në kohë, në fund të shtatorit filloi ky program dhe po vijon vaksinimi kundër gripit, i cili është falas për të gjithë grupet e riskuara. Janë 368 mijë vaksina ose 4 herë më shumë se viti i kaluar që i siguruam falas për qytetarët.

Aktualisht janë rreth 200 mijë vaksina që janë kryer dhe po vijojnë të aplikohen gjatë këtij muaji dhe vaksinat e tjera, të cilat janë në të gjithë zinxhirin ftohës kudo në qendrat shëndetësore dhe ambulancat në të gjithë vendin. Jo vetëm që po bëhen vaksinat e gripit në qendrat shëndetësore por jemi duke i aplikuar gjithashtu edhe në komunitet, edhe në vendin e punës, si për edukatoret e kopshteve dhe çerdheve dhe për arsimtarët”, bëri me dije Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë e konsideroi vaksinimin masiv kundër gripit, si një ushtrim të mirë përgatitor, në pritje të vaksinës anti-covid.

Së bashku jemi duke punuar çdo ditë, jo vetëm përsa i përket programit të vaksinimit që është shumë i rëndësishëm edhe si një ushtrim i cili paraprin edhe vaksinimit kundër COVID-it, për të cilin jemi duke punuar fort, në mënyrë që ta kemi sa më shpejt vaksinën e sigurt të disponueshme në vendin tonë”, tha Manastirliu.

Lexo edhe :  Sot i jepet lamtumira kryepeshkopit Janullatos. Në Tiranë, delegacion nga e gjithë bota

Me programin e rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, mbi 1 milion banorë kanë përfituar deri tani shërbim shëndetësor në kushte dhe standarde bashkëkohore, në shërbimin që marrin pranë mjekut të familjes, duket filluar nga vaksinimi e deri tek ndjekja e të sëmurëve kronike./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Këto simptoma tregojnë se trupi është i ndotur me toksina

Ne përballemi me një ngarkesë toksike në trup, e cila vjen përmes ushqimit, pijeve, lëkurës dhe ajrit që thithim,...

Në ditën e saj të lindjes, Ardit Gjebrea falënderon vjehrrit për “dhuratën”

“Ka Një Mesazh Për Ty” nisi dhe vazhdoi me shumë dashuri me historinë e Esmeraldës dhe Manushaqes, nuse e vjehrrë që kanë një lidhje...

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte. Vetëm në 2024 këtij regjistri...

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Lajme të tjera

Web TV