Buxheti i vitit 2021, presidenti Meta i përgjigjet ministres Denaj me shifra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas konferencës së kryeministrit Edi Rama dhe ministrave Arben Ahmetaj e Anila Denaj, ku u dhanë shpjegime për buxhetin e vitit 2021.

Ministrja e Ekonomisë Denaj në këtë konferencë i është përgjigjur kreut të shtetit, i cili e ka kthyer në Kuvend pr.ligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Për ministren, synimi i këtij buxheti është “rimëkëmbja me objektiv rritjen e vendeve të punës, nxitjes së bizneseve, rritjes së pagave në shëndetësi e arsim dhe rritje të investimeve publike në infrastrukturë”.

Ndërkohë kreu i shtetit në reagimin e tij në rrjetet sociale, e vë theksin tek vlera e PPP-ve, që sipas tij në 2021 arrin në “49.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto”.

Teksa bën paralelizmin me luftën kundër COVID-19, Meta thotë se në buxhet për këtë është parashikuar “0.86% e Prodhimit të Brendshëm Bruto”.

Vlera totale e kontratave PPP në vitin 2021 arrin në 838.2 MILIARD LEKË ose 49.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ndërsa për luftën kundër COVID-19 janë parashikuar 14.5 MILIARD LEKË ose 0.86% e Prodhimit të Brendshëm Bruto”, shkruan kreu i shtetit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump paralajmëron pasoja nëse dështon samiti Putin–Zelensky

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pranoi këtë të hënë se nuk mund të garantojë që presidenti rus, Vladimir Putin,...

Gushti i zi dhe pyetja e madhe: Quo vadis, Shqipëri?

Nga Leonard Veizi Gushti i këtij viti do të mbahet mend si një muaj i zi për vendin. Në vend të gëzimit të verës, plazheve...

Mot me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme

Ditën e sotme (26 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri...

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për muajin korrik 2025, tregon se...

26 gusht 1966 – Fillon Lufta Kufitare e Afrikës së Jugut

Më 26 gusht 1966, në Omugulugwombashe të Namibisë veriore, shpërtheu një përplasje e armatosur midis forcave të Afrikës së Jugut dhe luftëtarëve të Organizatës...

Lajme të tjera

Web TV