Anëtari i Kushtetueses/ Hysi: Duhet t’i japim votën. Gjoni: Po na ftoni të shkelim Kushtetutën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesja e seancës së sotme të Kuvendit Vasilika Hysi ju bëri apel deputetëve që të votojnë për kandidatin Altin Binaj, që është emri i dërguar nga KED në Kuvend për vakancën në Gjykatën Kushetuese. Hysi theksoi se edhe nëse kandidati nuk miratohet në Kuvend, brenda 30 ditëve ai quhet i zgjedhur.

Është gjykuar që Kuvendi të vazhdojë procedurën e zgjedhjes së anëtarit edhe pse në garë është një kandidat. Do të doja të theksoja të nderuar kolegë e kolege edhe nëse nuk miratohet kandidati brenda 30 ditëve quhet i miratuar, i zgjedhur, anëtari që ka propozuar Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Prandaj nëse dëshirojmë që ne të kemi Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe të vlerësojë të gjitha veprimet, ligjet e miratuara, ne sot duhet t’i japim votën dhe ta votojmë kandidatin që është ndër rastet e pakta që mori votë unanime në Komisionin e Ligjeve”, u shpreh Hysi.

Lidhur me këtë çështje deputeti Ralf Gjoni deklaroi se për vakancat në Gjykatën Kushtetuese, KED duhet të dërgojë sipas tij tre emra. Gjoni tha se nuk pranon të votojë për një anëtar të GJK në kundërshtim me ligjin, ndërsa shtoi se nuk duhet të jetë vetëm një emër gjë që sipas tij është në kundërshtim me ligjin.

Përse ftohen deputetet sot të thyejnë Kushtetutën më këtë votim”, ngriti pyetjen deputeti Ralf Gjoni.

Më tej ai sqaroi se, “Sipas Kushtetutës KED duhet të dërgojë një listë me 3 emra. Unë kam një fletë votimi vetëm me 1 emër. Kushtetuta më detyron të zgjedh 1 nga 3 emrat në listë. Dua të di se pse është futur një fletë e tillë votimi me 1 emër.

Pse neve sot duhet të votojmë siç bëmë përpara 1 viti. Dua të votoj realisht për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese por nuk dua ta bëj në kundërshtim me ligjin. Dua ta di kush e ka futur në votim”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ngjarja në Astir/ Policia njoftim zyrtar: U gjetën 2 pistoleta, vajza ndodhet…

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Astir, ku një vajzë denoncoi se po...

Studimi i fundit: Kafja e mëngjesit i bën mirë zemrës

Sipas një studimi shkencor mbi mjekësinë kardiovaskulare, ata që pinë kafe në mëngjes kanë një rrezik më të ulët të vdekjes nga sëmundjet e...

Berisha viziton Salianjin në burg: Shqipëria vend i të burgosurve politikë

Kreu i PD Sali Berisha ka vizituar këtë të enjte në burgun e Fierit Ervin Salianjin. Berisha tha se çështja e ligjvënësit demokrat të burgosur...

E kush mund ta pengojë CAPUT MUNDI?

Nga Rudina Koromani Sot ska trëndafila, sot ka TikTok E para ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Zotit…Por, sot që shohim përmes pasqyrave dhe enigmave,, dhe...

Çështja e tokave shqiptare, avokati Ngjela: Çështja e Çamerisë një konflikt botëror

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me çështjen e tokave shqiptare dhe përpjekjet për zgjidhjen e tij. Ai ka theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV