Covid-19/ Rritet numri i viktimave dhe rasteve të reja në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë publikoi raportin e 24 orëve të fundit ku janë regjistruar 15 viktima dhe 787 raste të reja.

Njoftimi i plotë:

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe vendosjen e maskës. Tregoni kujdes për respektimin e këtyre rregullave në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe shmangni grumbullimet e çdo lloji.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën COVID19 në 24 orët e fundit:

 

 

Janë kryer 2745 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 787 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

267 raste në Tiranë, 43 raste në Berat, 41 raste në Durrës, 40 raste në Shkodër, 38 raste në Vlorë dhe Sarandë, 27 raste në Lushnje, 25 raste në Elbasan, 24 raste në Fier, 23 raste në Korçë, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Krujë, 15 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec, 13 raste në Kurbin, 11 raste në Devoll dhe Librazhd, 10 raste në Gjirokastër dhe Tepelenë, 9 raste në Tropojë, Malësi e Madhe dhe Gramsh, 8 raste në Has, Përmet, Dibër, 7 raste në Mat, 6 raste në Mirditë, 5 raste në Delvinë, 3 raste në Kukës, Peqin, 2 raste në Pukë, Kamëz, Kuçovë, 1 rast në Kolonjë, Skrapar dhe Shijak.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 26.898 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 393 pacientë, 26 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojë betejën me sëmundjen 15 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Tepelena, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Korça, të moshave 57-77 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (17 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 787
Të shëruar ne 24 orë 517
Të shtruar në spitale 393

Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 2745

Testime totale 231.897
Raste pozitive 51.424
Raste të shëruara 26.898
Raste Aktive 23.471
Humbje jete 1055

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12594
Fier 1743
Durrës 1395
Shkodër 1254
Vlorë 1157
Korçë 1090
Elbasan 986
Berat 925
Lezhë 920
Gjirokastër 555
Kukës 458
Dibër 394″, thuhet në njoftim.

Të fundit

Rama nga Shkodra: Të zgjedhësh kënetën je çyryk politikisht, je gjysmak, nuk mbush

Kryeministri Edi Rama sot në Shkodër shprehu kënaqësinë e tij që më në fund socialistët kanë marrë besimin për...

Pandeli Majko: Nuk më mungon guximi për të vizituar Metën në burg, mbetet shoku im

Deputeti i Partisë Socialiste dhe kandidati për Tiranën në zgjedhjet e 11 majit, Pandeli Majko, ka komentuar në News24 situatën e presidentit të Partisë...

Gara në qarkun Korçë, PS nuk i mjafton 1 votë për avantazh, por diaspora mund ta ndihmojë

Eduart Zaloshnja mendon se në Qarkun Korçë këto zgjedhje do të jenë shumë interesante për shkak të "lojës strategjike" të dy subjekteve kryesore, PS...

Inteligjenca Artificiale së shpejti do të përkthejë atë që po ju thonë kafshët shtëpiake

Me kalimin e kohës, njerëzit fillojnë të kuptojnë çdo tundje bishti, çdo mjaullim dhe çdo lehjeje, por ideja për të ditur saktësisht se çfarë...

Fushata e 11 majit, gratë dhe vajzat shkodrane presin Ramën me këngë qytetare

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e qarkut të Shkodrës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe turit...

Lajme të tjera

Web TV