I përfshirë në botën e krimit/ Zbulohet vendndodhja e djalit të çiftit që u gjet i masakruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja tronditëse janë zbuluar nga zhdukja në Itali e çiftit shqiptar Shpëtim e Teuta Pasho.

Shpëtim e Teuta Pasho 54 e 52 vjeç të zhdukur më 2 nëntor 2015, u gjetën të copëtuar dy ditë më parë, të futur në 4 valixhe të hedhura në afërsi të murit rrethues të burgut të Sollicianos në provincën e Firenzes.

Zhdukja e 40 mijë eurove, dalja e djalit nga burgu në të njëjtën ditë të zhdukjes së tyre, shpallja në kërkim e tij nga drejtësia italiane, era e keqe që vinte nga grazhdi i shtëpisë, janë disa nga detajet e reja që përpiqen të hedhin dritë mbi rrethanat e zhdukjes së çiftit shqiptar.

Por njëherësh komplikojnë punën e autoriteteve italiane të cilët po hetojnë gjerësisht në sferën familjare për të zbardhur autorin e motivet e kësaj vrasje makabre.

Në emisionin “Chi l’ha visto” në kanalin RAI 3 të televizionit publik italian, u trajtua gjerësisht kjo ngjarje duke zbardhur detaje të forta.

Shpëtim e Teuta Pasho janë zhdukur më datën 2 nëntor 2015 e në të njëjtën ditë kur do të dilte nga burgu djali i tyre Taulant Pasho, i dënuar për trafik droge.

Dorina Pasho, vajza e çiftit, deklaroi se prindërit kishin ardhur në Itali për të takuar djalin që do të dilte nga burgu dhe se në telefonin e saj me një numër anonim kishte telefonuar një zë gruaje duke i thënë se ishte Teuta, pra nëna e saj, duke kërkuar që “nuk dëshironin të flisnin më me askënd”.

Dorina thotë se “nuk mundi ta kuptojë nëse ishte nëna e saj ose jo, dhe se kësaj telefonate nuk i dha mjaft rëndësi atë ditë.”

Një tjetër detaj i rëndësishëm në rrethanat e kësaj ngjarje është sjellja e djalit të tyre Taulant Pasho dhe të fejuarës së tij të cilët banonin pak metra larg burgut të Sollicianos.

Lexo edhe :  Parashikimi përgjatë javës, si pritet të ndryshojnë temperaturat

Taulant Pasho prej vitit 2016 është një person i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për trafik lëndësh narkotike.

Sipas dëshmisë së Dorinës, në ditën e zhdukjes, pra më 2 nëntor 2015, prindërit do të shkonin në banesën e Taulantit për të pritur daljen e tij nga burgu. Por sipas deklaratës së të fejuarës ata nuk kishin mbërritur në shtëpinë e tyre.

Një tjetër detaj është zhdukja e 40 mijë euro që çifti Pasho kishte me vete gjatë udhëtimit të tyre në Itali. Shpëtim Pasho kishte pësuar një aksident të rëndë dhe këto para ishin dëmshpërblim i dhënë nga kompania e sigurimit. Por as paratë e as veshjet e asnjë send personal i çiftit nuk janë gjetur që nga momenti i zhdukjes së tyre. Në dhomën që çifti Pasho kishte marrë me qera gjatë qëndrimit të tyre disa javor në Itali, nuk është gjetur asgjë.

Fqinjët e apartamentit ku jetonte e fejuara e Taulantit kanë rrëfyer në mikrofonin e RAI 3, dhe një tjetër detaj se nga garazhi i apartamentit të tyre për shumë kohë vinte një erë e keqe e janë detyruar të informojnë autoritetet shëndetësore për të kontrolluar.

Me gjetjen e trupave të çiftit shqiptar, enigmat e zbardhjes së motiveve të kësaj vrasje makabre e të autorit të krimit janë bërë më të komplikuara.

Autoritetet policore kanë marrë në pyetje për shumë orë dy vajzat e çiftit Dorina e Viktoria Pasho.

Të fundit

Mot i kthjellët, por me diell! Parashikimi për sot

Këtë të diel, vendi ynë do të mbizotërohet nga mot i kthjellët dhe relativisht i ftohtë, si pasojë e...

9 ushqimet më të këqija që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak

Sheqeri i lartë në gjak mund të shkaktojë një mori efektesh anësore dhe me kalimin e kohës, mund të çojë edhe në diabet. Por ka...

Rreth 2 milionë qytetarë u drejtohen sot kutive të votimit në Kosovë

Rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, do të mund të zgjedhin 120 ligjvënës mes 27 subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare, të nëntat...

Parashikimi i horoskopit 9 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dita e sotme do jete shume e paqëndrueshme për ata qe janë ne një lidhje. Debatet me partnerin do jene te zjarrta ne orët...

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi shkencor irlandez. Studiuesit, të udhëhequr nga...

Lajme të tjera

Web TV