Irani po tërhiqet nga Shqipëria? Nxjerr në shitje tokën në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e Iranit po nxjerr në shitje asetet që ka në vendin tonë. Mësohet se një tokë që ishte në pronësi të ambasadës në Tiranë është nxjerrë në shitje.

Marrëdhëniet me Republikën Islamike kanë marrë një goditje të fortë vitet e fundit, pasi Shqipëria vendosi të pranojë 3000 muxhahedinë që konsiderohen opozita e regjimit në Teheran. Me dëbimin e ambasadorit dhe një diplomati në vitin 2018, si dhe me largimin para pak javësh të dy diplomatëve të tjerë, marrëdhëniet kanë arritur në nivelin më të ulët. Diplomatët janë akuzuar se ndërmerrnin veprimtari që ishin jashtë statusit të tyre diplomatik.

Me vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani nga forcat amerikane më 3 janar të këtij viti, Shqipëria u përfshi edhe në deklaratat e liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, i cili foli për “një vend djallëzor në Evropë” që bashkëpunon me SHBA-në dhe Izraelin. Deklaratave kërcënuese të Teheranit, Tirana iu përgjigj duke theksuar anëtarësinë e saj në NATO dhe më pas duke dëbuar diplomatët.

I gjendur në këtë situatë, Irani duket se po zvogëlon gjithnjë e më shumë prezencën në Shqipëri. Në tokën që është nxjerrë në shitje ishte planifikuar të ndërtohej rezidenca e ambasadorit, por planet janë anuluar.

Ministria e Jashtme iraniane i është drejtuar me një kërkesë Qeverisë së saj për të shitur hapësirën që zotëron në Tiranë. Sipas Ministrisë, toka nuk është përshtatshme për të ndërtuar godinë diplomatike, raporton Fjala.al.

Nga Uashingtoni kanë ardhur vazhdimisht sugjerime jo-zyrtare që Shqipëria dhe vende të tjera ku ka patur kërcënime për sulme terroriste nga aktorë iranianë, të mbyllin ambasadat e Iranit. Gjithsesi, një vendim i tillë nuk është marrë ende në Evropë, përfshirë Tiranën, ndonëse kjo e fundit ka bërë lëvizje të forta për të kufizuar veprimtarinë e Iranit në vend.

Lexo edhe :  Korçë, 40-vjeçari hidhet nga kati i pestë i pallatit

k.s/Fjala.al

Të fundit

Ndërtimet pa leje në Theth, Fevziu: S’ka shans që dikush të ndërtojë pa e ditur policia

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar me tone të ashpra aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje ka nisur së fundmi...

Ndërtimet pa leje në Theth, Rama: Vepër e rëndë penale

Rama: Është bërë një pikë qendrore e diskutimeve ajo që ka ndodhur në Theth ku gjatë periudhës e zgjedhjeve, ka pasur një bum ndërtimesh...

Epoka e dronëve pa pilot, revolucioni i mbrojtjes amerikane

Kreu i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, ka njoftuar fillimin e një epoke të re në fushën e luftës me dronë pa...

Tmerri i ri në Tiranë… parkimi dysh

Nga Leonard Veizi Duhet të jesh polic që të kuptosh çfarë do të thotë një polic. Dhe jo, kjo nuk është si ato barcaletat me...

Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, fokus në problematikat e sezonit turistik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me kryetarët e bashkive të vendit në qytetin e Durrësit, në kuadër të vlerësimit të...

Lajme të tjera

Web TV