Qeveria amerikane konfirmon se ka pasur sulm kibernetik mbi ministritë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa autoritete amerikane kanë qenë me sa duket viktimë e sulmeve të rafinuara të hakerëve. Këtë e bëri të ditur një zëdhënës i Agjencisë për Sigurinë Kibernetike, CISA.

“Ne bashkëpunojmë ngushtë me partnerët tanë të agjencive për sulmet e sapozbuluara në rrjetin e qeverisë,” i tha një zëdhënës i Agjencisë për Sigurinë dhe Infrastrukturën Kibernetike agjencisë së lajmeve, AFP. Njësive të prekura është duke iu dhënë ndihma teknike për të punuar në identifikimin dhe luftimin e rreziqeve potenciale. Sipas njoftimeve të mediave, hakerë të panjohur kanë sulmuar Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Tregtisë si dhe autoritete të tjera në SHBVA, për shembull autoritetet e telekomunikacionit, NTIA.

Më parë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Ullyot, pati deklaruar: „Qeveria amerikane i ka marrë këto njoftime dhe ne jemi duke ndërmarrë të gjithë hapat e duhura për të identifikuar dhe luftuar problemet e mundshme në lidhje me këtë situatë.” Ministria e Tregtisë i konfirmoi stacionit televiziv CNN, se hakeri ka lënë në një nga zyrat, maskat mbrojtëse.

Fshihet Rusia pas sulmit?

Gazeta “Washington Post” njofton se hakerë që kanë lidhje me shërbimin sekret rus, SWR, janë përgjegjës për sulmin në Ministrinë e Financave si edhe autoritetet e tjera amerikane. Nuk është e qartë, çfarë informacionesh janë marrë.

Sulmet kibernetike kanë zgjatur për muaj me radhë. Policia federale, FBI, ka nisur hetimet. Sipas njoftimeve të tyre, hakerë që drejtohen nga një qeveri e huaj, kanë sulmuar për muaj me radhë qarkullimin e emailave të Ministrisë së Financave dhe NTIA-s.

Qeveria ruse i hodhi poshtë akuzat duke përdorur për këtë Facebook-un. Një një postim Ministria e Jashtme ruse deklaroi se akuzat janë një përpjekje tjetër e pabazë e mediave amerikane, që ia venë fajin Rusisë për sulmet kibernetike kundër institucioneve amerikane.

Lexo edhe :  Papa Françesku mban meshë madhështore në vizitën e tij të parë në Korsikë

Sulme të reja mbi FireEye

Firma e teknologjisë së informacionit, FireEye, të cilën autoritetet amerikane e thërrasin shpesh kur ndodhin sulme kibernetike, u kthye vetë në viktimë të një sulmi kibernetik. Firma njoftoi se dorasit kanë parë informacione të klientëve të qeverisë si dhe zbatimet që firma përdor për diagnostikimin. Gjatë sulmit kibernetik është vjedhur edhe software për sulmet, me të cilën firma provon zakonisht sistemet mbrojtëse të klientëve të vet.

FireEye mendon se pas sulmit ndodhen hakerë që punojnë me porosi shtetërore. Për këtë flasin ndër të tjera aftësitë teknike dhe disiplina e hakerëve, bëhet e ditur. Kjo firmë ka zbuluar në të kaluarën një seri sulmesh të hakerëve koreano-veriorë mbi bankat si dhe fushata të qëllimshme dezinformimi nga Rusia dhe Irani, të cilat i ka neutralizuar./dw

Të fundit

Kevin dhe Ana Ejupi forcojnë lidhjen, marrin hapin e rëndësishëm pas ‘BBVK’

Pas përfundimit të BBVK3, dyshja Ana dhe Kevin Ejupi po e çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel....

Publikohen detajet e Eurovision Song Contest 2025, çmimet e biletave deri në 370 euro

Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka njoftuar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel. Ata njoftuan se finalja e madhe do të mund...

Shifër alarmante, ja sa shqiptarë kanë kërkuar azil në 9-mujorin e parë të vitit

Ndonëse një pjesë e madhe e atyre që duan të ikin po tentojnë ta bëjnë këtë nëpërmjet kontratave të punës, prapë ka shtetas shqiptarë...

Gjobitet Netflix me shumën e “çmendur” , çfarë ka ndodhur?

Netflix është gjobitur me 4.75 milionë euro nga autoriteti holandez i mbrojtjes së të dhënave për shkelje të të dhënave të klientëve. “Netflix nuk i...

Arrestohet boksieri i njohur, Florian Marku!

Boksieri shqiptar Florian Marku është vënë në pranga. Mesohet se ai u ndalua në Gjermani dhe u ekstradua për në Greqi, pasi ishte në kërkim...

Lajme të tjera

Web TV