“Më dhatë kurajë për me luftu” mesazhi i artistes pasi fitoi betejën me Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artistja e madhe shqiptare Justina Aliaj ka mposhtur COVID-19 dhe i është drejtuar me një mesazh miqve dhe mbështetësve të saj. Ajo thotë se pikërisht nga ta ka marrë kurajën për të luftuar në ato ditë vendimtare, ku hera-herës i humbnin dhe shpresat.

Ajo shkruan se është COVID-19 free dhe uron që edhe Shqipëria dhe bota mbarë të shërohet sa më shpejt nga kjo sëmundje shfarosëse.

Më keni dhënë lumturi të përjetuar si kurrë!!! Dhe sa e madhe ishte ajo lumturia nga aty ku ndodhesha unë!!!

Ju më dhatë kurajë për me luftu në ato ditë vendimtare, ku hera-herës më humbnin edhe shpresat, ndërkohë që mjekët bënin të pamundurën për të më mbajtur në jetë. Ishin urimet, ai interesim i jashtëzakonshëm që treguat për mua, dhe dashuria e pasioni im i madh, më i madhi pasion i jetës sime me u shfaq para jush me atë ç’ka Zoti më kishte dhuruar, e që unë jua dhurova Juve gjithë jetën.

Zoti i dëgjoi lutjet tuaja, edhe të miat, Ai i pranoi lutjet tuaja, sepse fortësisht, Ai e besoi këtë lidhjen tonë sublime. Unë sot jam Covid-19 free! Uroj që Shqipëria dhe bota mbarë, me u shëru sa më shpejt nga kjo sëmundje shfarosëse.

Të gëzojmë në këto fundvit festash me sa më pak dhimbje e lot!
GEZUAR ky Vit i Ri 2021! Ardhtë i bardhë për shumë e shumë motmote! Për çdo vjet e ma me zemër të mirë!

Së fundi miqtë e mi fort të shtrenjtë, a mos harrova të ju them se: edhe një 100 herë të lindja, e me gjithë peripecitë, unë Artin do të zgjidhja! Siç thotë Kipling- Dhe kjo na qenka më e bukura! Mirënjohje e thellë! E juaja, Justina Aliaj”, shkruan ajo në mesazh./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Idajet Beqiri: PS fitoi sepse këto 12 vite nuk pati "Gërdec" e "21 janar"

Të fundit

Monika Kryemadhi ndryshon profesion, merr pjesë si aktore filmi

Pas një muaji intensiv ku çdo ditë bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, Monika Kryemadhi si i...

Ukraina ngre alarmin: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

Ukraina thotë se Rusia ka nisur sulmin e saj më të madh me dronë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, duke...

Berisha takon Presidentin e IDU në Bruksel: E njoha me farsën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidentin e IDU-së, Stephan Harper, në Bruksel. Lajmin e ka bërë...

Mori rreth 23 mijë vota, Gonxhe: “Nuk kam detyruar askënd”

Një ndër njerëzit që u votuan më së shumti në zgjedhjet e 11 Majit ka qenë ministri Blendi Gonxhja. Mbi 22800 qytetarë të Tiranës...

Papa Leoni XIV shkeli protokollin! Pse nuk lejohet përqafimi i vëllait?

Nën qiellin e hapur të Sheshit të Shën Pjetrit dhe përballë një turme prej qindra mijëra besimtarësh dhe liderësh botërorë, Papa Leoni XIV ka...

Lajme të tjera

Web TV