Vaksina anti-covid, dy format që pritet të mbërrijë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë pjesë e BE-së pritet që të furnizohen me vaksina kundër Covid-19 në muajt në vijim. Dy format që do të aplikohen janë përmes OBSH-së dhe shteteve të veçanta të BE-së. Varheley: “Kush do të ketë tepricë vaksinash nga shtet e Europës do të shpërndahet tek jo anëtarët”

Nga Fernada Cenko

Pavarësisht se vaksina është gjendur kundër “Covid 19”, bota i ka sërish sytë nga sigurimi në kohë i saj, por edhe nga efektet anësore. Shqiptarët akoma më shumë presin se kush do ja jap vaksinën anti covid, por do të duhet të presin ende pasi dy nga tre vaksinat që kanë nisur përdorimin kërkojnë ruajtje, transport dhe injektim specifik, ku kërkohen kushte të përshtatshme, ndryshe nga vaksinat e tjera që janë në qarkullim.

Për sigurimin e vaksinës, kryeministri Edi Rama vizitoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës një javë më parë ku zhvilloi edhe takim me prodhuesin gjigant të vaksinës Pfizer. Por edhe Lulzim Basha tha se ka negociuar për të siguruar vaksinën me partnerët evropianë. Ndonëse nuk duhet të kishte asnjë lidhje politika me pandeminë, në vendin tonë po përdoret gjerësisht dhe duket sikur ka një luftë të hapur se cili individ politik po bën më shumë lobim për të siguruar vaksinën në vend.

Megjithatë faktet po tregojnë se nuk është aspak e lehtë për të siguruar vaksinën cilësore, pasi vendet europiane me potencial në vendimarrje të BE, me vështirëzi iu është aprovuar vaksina Pfizer. Shqipëria do të ketë fatin për të marrë tepricën e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Një lajm të mirë për Ballkanin Perëndimor ku përfshihet edhe Shqipëria ka dhënë edhe Komisionari evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Ai konfirmoi se Bashkimi Evropian po punon që vaksinat kundër sëmundjes COVID-19 të jenë të disponueshme edhe për Ballkanin Perëndimor, sapo të fillojë shpërndarja në territorin e BE-së.

Po ndajmë fonde për aranzhimet mbështetëse dhe koordinuese. Në pandemi qëndrojmë pranë Ballkanit Perëndimor, e ardhmja e të cilit është në BE”, shkroi Varhelyi në Twitter.

Lexo edhe :  Moti i keq/ Pala greke ndalon kalimin e kamionëve në Kapshticë

Përmes një video-konference, ai bisedoi të premten me ministrat e Jashtëm të vendeve të rajonit rreth asaj se si të ndihmohet furnizimi i tyre me vaksinat kundër koronavirusit.

Është planifikuar që vaksinat të dërgohen në rajon përmes dy kanaleve: i pari është progami i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, i cili mundëson që vendet me të ardhura të larta të sigurojnë se vaksina është në dispozicion edhe për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme; kanali i dytë është përmes shteteve individuale anëtare, që do të kanë tepricë vaksinash.

Agjencia Evropiane e Barnave pritet t’i miratojë vaksinat për tregun evropian të hënën, ndërsa, sipas paralajmërimeve, vaksinimi në BE do të nisë më 27 dhjetor. Të gjitha shtetet anëtare do të kenë qasje në vaksina në të njëjtën kohë dhe me të njëjtat çmime. Vaksinimi ka nisur tashmë në disa shtete: Mbretëri të Bashkuar, SHBA, Kanada e Arabi Saudite. Gjermania si pjesë e Bashkimit Evropian duhet të presi miratimin e vaksinës Pfizer nga AMA, e cila pritet të marri vendimin në 21 dhjetor.

Ky vendim nga qeveria gjermane ka ardhur si pasojë e regjistrimit të lartë të rasteve dhe viktimave nga COVID-19, duke vepruar menjëherë përmes shtrëngimit të masave. Spahn nuk ka fshehur zhgënjimin e tij për mungesën e aprovimit të vaksinës, pasi ajo edhe është krijuar pjesërisht në Gjermani dhe ndërkohë vendet e tjera si Britania, Kanadaja dhe SHBA-ja kanë nisur vaksinimin. Numri i vdekjeve të regjistruara COVID-19 u rrit me një rekord prej 952 të mërkurën.

Rekordi i mëparshëm ishte 598 të premten e kaluar. Frika se pandemia po del jashtë kontrollit bëri që Kancelarja Angela Merkel dhe guvernatorët e shtetit të njoftojnë të dielën një bllokim të ashpër nga 16 Dhjetori deri të paktën 10 janar. Gjermania fillimisht ishte ndër shtetet evropiane që janë përballur më së miri me pandeminë por duket sikur situata ka dal jashtë kontrollit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

KLGJ mbyll pa vendim procedimet ndaj tre gjyqtarëve të shkarkuar

Nga Edmond Hoxhaj Procedimet disiplinore të inicuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në Këshillin e Lartë Gjyqësor për tre...

Lufta e Putin po nxit stagflacionin rus

Ndërsa Rusia vazhdon të tregojë qëndresë, sinjalet në të gjithë ekonominë e saj janë alarmuese: inflacioni po rritet dhe mungesa e fuqisë punëtore dhe...

Cilat janë bankat e reja që do hyjnë në Shqipëri?

Prej 19 vitesh, në Shqipëri nuk është licencuar asnjë bankë e re. Por këtë vit, duket se një bankë e huaj ka shfaqur interes...

Çfarë tregton Shqipëria jashtë vendit?

regtia e jashtme e Shqipërisë për vitin 2024 ka shënuar zhvillime interesante me ndryshime në vlerat e mallrave të eksportuara dhe importuara krahasuar me...

Eksperti i Kriminalistikës: Ka dyshime që Talo Çela mund të jetë vrarë dhe zhdukur

Talo Çela, mund të jetë vrarë dhe zhdukur”, kështu është shprehur eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Real Story” në...

Lajme të tjera

Web TV