Rama publikon pamje nga kantieri i Bypass-it në Vlorë: Aty ku po ndërtohet Ura 3

Kryeministri Edi Rama në rrjetin social “Facebook” ka publikuar pamje nga punimet e projektit të Bypassit në Vlorë.

Në videon e publikuar shihen punimet në Bypass-in e Vlorës, aty ku po ndërtohet edhe ura e tretë.

Mirëmëngjes  dhe me këto 60 sekonda spektakolare nga kantieri i Bypass-it të Vlorës, aty ku po ndërtohet Ura 3, ju uroj një fundjavë të mbarë,” shkruan Rama./Bl.Ba/Fjala.al