Evropa pritet të miratoi sot vaksinën anti-Covid, Pfizer-BioNTech

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rregullatori i Bashkimit Evropian për sa i përket ilaçeve pritet të vendosë sot nëse do të autorizojë vaksinën e coronavirusit, Pfizer-BioNTech.

Sipas medieve të huaja, Agjencia Evropiane e Barnave me bazë në Amsterdam e afroi datën, pas presionit nga Gjermania dhe shtetet e tjera të BE-së për të përshpejtuar procesin.

Kërkesa për veprim u rrit ndërsa Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratuan këtë vaksinë dhe kanë filluar tashmë me vaksinimet.

Rregullatori tha se kishte punuar gjatë gjithë kohës për të përshpejtuar gjërat, por duhej të sigurohej që vaksina Pfizer-BioNTech ishte e sigurt dhe efektive, në mënyrë që të shmangte çdo dyshim që mund të ndikonte gjatë marrjes.

Kreu i komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka synuar fillimin e vaksinimeve në periudhën 27-29 Dhjetor, pothuajse menjëherë pas Krishtlindjeve.

Shumë shtetet të Evropës kanë lajmëruar se vaksinimi i qytetarëve do të nis menjëherë pas miratimit të tij nga EMA, si Italia, Gjermani, Greqia, Franca dhe Austria./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Sondazhet e fundit para 11 majit: Lapaj dhe Shehaj mund të marrin gjithsej 275 mijë vota

Surpriza e zgjedhjeve të 11 majit pritet të jenë partitë e reja. Saktësisht, dy më të zëshmet e momentit...

Ledri Vula sqaron marrëdhënien me Xhensila Myrtezajn: Kemi shumë kimi

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj janë kthyer në një nga dyshet më të përfolura nga publiku shqiptar kohët e fundit, veçanërisht pas bashkëpunimit të...

Deputeti demokrat “i fik shpresat” Berishës/ Nuk dua ta pranoj, por më 11 maj fiton PS!

Deputeti Ferdinand Xhaferaj ishte i ftuar në emisionin Dekalog nga gazetari Roland Qafoku në DritareTv. Kur na ndajnë vetëm 6 ditë nga zgjedhjet e 11...

Java e fundit e fushatës ndikon në uljen e euros, çfarë po ndodh në Shqipëri?

Euro është zhvlerësuar ndjeshëm, këtë javë, duke arritur nivelet më të ulët në vitin 2025 kundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës...

Paralajmërimi i shkencëtarëve: Një vullkan ka 250 mijë vjet që pret të shpërthejë

Një vullkan që supozohet se nuk ka shpërthyer për 250,000 vjet po tregon shenja të një shpërthimi të afërt që do të shkaktonte shkatërrim...

Lajme të tjera

Web TV