Mourinho bën piketimin e radhës, kërkon të marrë Bale-n nga Reali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i skuadrës së Tottenham, Jose Mourinho ka filluar me piketimet e rëndësishme të merkatos, ashtu siç di të bëjë vetëm ai.

Portugezi dëshiron që të kalojë në Premierë Ligë yllin e Real Madrid,Gareth Bale dhe kjo gjë është bërë me dije nga raportimet e “Daily Express”.

“Spurs” duan që të bëjnë blerje të fuqishme në mënyrë që të tentojnë të ngrihen në nivelet e duhura për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Klubi anglez ka komunikuar me drejtuesit e madrilenëve për të huazuar Bale-n në Tottenham deri në verë e pastaj për t’ia rikthyer sërish spanjollëve, por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga klubi bardhezi si dhe nga agjenti i lojtarit.

Megjithatë palët janë duke diskutuar për një transferim të lojtarit, por problemi qëndron te paga e tij, pasi Balë ka një rrogë prej 15 milionë eurosh në sezon dhe kjo shifër është pak e lart për një klub si ai i Tottenham. Ndër të tjera duhet theksuar se Bale është një nga piketimet e trajnerit Mourinho në këtë merkato./Fjala.al/

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV