Drejtori i zhvillimit të vaksinave në kompaninë COVAX, Arban Domi përmes një lidhje Skype në emisionin “Opinion” është shprehur se mutacioni i ri i koronavirusit është duke qarkulluar edhe në të Shqipëri.
Mjeku tha se kompanitë Pfizer dhe Moderna aktualisht janë duke testuar vaksinën e tyre në mutacionin e ri të virusit për të parë se si do të reagojë. Sipas mjekut Domi mutacioni është shfaqur që në muajin shtator dhe në fillim të dhjetorit 20% e rasteve e të infektuarve në Angli ishin me këtë mutacion, ndërsa tani ka shkuar në 60%.
“Nuk dihet nëse e mbron nga mutacionet. Jam i sigurt që Pfizer dhe Moderna po testojnë vaksinën e tyre në lidhje me këtë virus, sepse ato kanë mostrat, e venë në kontakt me virusin e ri për të parë si reagon. Kam ngelur i befasuar nga ky alarm në Europë që nga ana virologjike dhe e kërkimit është i pavlerë. Ky mutacion është shfaqur që në shtator, në fillim të dhjetorit 20 për qind e rasteve të të infektuarve në Angli ishin me këtë mutacion të infektuar, tani është 60 për qind. Jam i sigurt që ky mutacion është përhapur në të gjithë Europën edhe në Shqipëri. Gjëja pozitive është që ka rritur infektivitetin, por nuk ka ndryshuar lidhur me vdekshmërinë dhe rëndësinë e sëmundjes”, tha Arban Domi./r.g/fjala.al