Drejtuesit e Pfizer: Pandemia drejt fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë shpejt pandemia do të marrë fund dhe do rikthehet normaliteti. Është kjo deklarata e presidentit të kompanisë Pfizer, Albert Bourla, në një intervistë për televizionin grek ERT.

Sipas drejtuesit të Pfizer normaliteti do të rikthehet së shpejt, por deri atëherë qytetarët duhet  të vazhdojnë të përdorin maskat dhe të ndjekin udhëzimet antiCovid.

I pyetur nga gazetarët grekë për mutacionin e ri të  virusit Covid-19, Bourla tha se do të duhet pak kohë për të kuptuar se sa i rrezikshëm është.

“Afërsisht pas dy javëve ne presim që të kemi më shumë informacion. Pasi të përfundojnë edhe faza e eksperimenteve që po kryejmë aktualisht për të parë nëse vaksina është e njëjtë, më pak ose më efektive kundër këtij varianti të ri”, tha ai.

Deri tani ekspertët janë shprehur optimistë se vaksina antiCovid do të jetë efikase edhe ndaj mutacionit të ri të Sars-Cov-2.

Të fundit

“Shqipëria, rritjen më pozitive në rajon”/ BSH: Ecuria ekonomike pritet të arrijë në 3.8%

Ecuria e ekonomisë shqiptare gjatë këtij vitit parashikohet të jetë optimiste duke lënë pas vendet e rajonit. Në raportin...

Zhvlerësohen valutat/ Konfindustria: Të ulet çmimi i karburantit, treg oligopol

Çmimi i karburantit në vend duhet të ulet, thotë Konfindustria, për shkak se monedhat e huaja janë zhvlerësuar. Në një reagim zyrtar, Konfindustria thotë...

“Ka hedhur një shashkë shtëpia ka shpërthyer”/Kush banor mund të fitojë BBV3 sipas Lisit?

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP3”, Elvis Myrta. Ai ka folur lidhur me situatat e...

Agron Llakaj kujton babain e ndjerë, publikon foton: Ditëlindja e parë pranë Zotit!

Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj, rreth një viti më parë, humbi babain e tij. Sot, është ditëlindja e parë që babai i...

Tragjedia në Shkodër, sociologu : Krimi një “bukë” e përditshme në shoqërinë shqiptare

Sociologu Gëzim Tushi e ka cilësuar si ndër më të rëndat, ngjarjen e ndodhur në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrizi u hodh në lumin...

Lajme të tjera

Web TV