Ulet numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit, 9 pacientë humbin betejën me koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 375 raste të reja me koronavirus, një ulje e shifrave në krahasim me ditët e tjera.

Ndërkohë 9 persona e kanë humbur betejën me COVID-19, duke e çuar në 1143 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Sjellja e përgjegjshme e gjithsecilit është përcaktuese për kufizimin e përhapjes së Covid19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 1889 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 375 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

127 raste në Tiranë, 35 në Fier, 32 në Durrës, 24 në Vlorë, 20 në Kavajë, 19 në Shkodër, 12 në Sarandë, 11 në Berat, 9 në Lushnje, 8 në Mallakastër, nga 7 raste në Kurbin, Dibër, nga 5 raste në Krujë, Elbasan, Peqin, nga 4 raste në Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, nga 3 raste në Korçë, Tropojë, Librazhd, nga 2 raste në Devoll, Mat, Përmet, Delvinë, Memaliaj, Gramsh, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kamëz, Gjirokastër, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos, Cerrik, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 391 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,181 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 324 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 9 qytetar me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetare nga Përmeti, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Gjirokastra të moshave 38-86 vjeç.

Lexo edhe :  Media kolumbiane/ Përgatituni për aventura të reja në destinacionin magjepsës, Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (26 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 375

Të shëruar në 24 orë 391

Të shtruar në spitale 324

Humbje jete në 24 orë 9

Testime ditore 188

Testime totale 251,524

Raste pozitive 55,755

Raste të shëruara 31,181

Raste Aktive 23,431

Humbje jete 1143

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13195

Fier 1602

Shkodër 1345

Durrës 1271

Vlorë 1070

Korçë 960

Elbasan 892

Berat 880

Lezhë 877

Gjirokastër 510

Kukës 447

Dibër 382

Të fundit

Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën

Vetëm 3 ditë para se zyrtarisht të nisë regjistrimi i emigrantëve për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të...

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret nesër

Edhe për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura...

Shpenzime luksi për Kuvendin, paga dhe shpërblime rekord për deputetët në 2024

Gjatë vitit të shkuar, për paga dhe shpërblime, 140 deputet shqiptarë kanë përfituar gati 5 milionë euro. Shpenzimet për 140 përfaqësuesit e popullit në...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit takim me Ambasadorin e Turqisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti sot (9 Janar) në një takim ambasadorin e Turqisë, Tayyar Kağan Atay. Përveç vlerësimit të...

Kate Middleton feston 43-vjetorin e lindjes

Kate Middleton këtë të enjte më 9 janar mbush 43 vjeç dhe është gati të kalojë një vit të qetë në krah të bashkëshortit...

Lajme të tjera

Web TV