Komiteti Ekspertëve: Ka rritje të infeksioneve te të rinjtë, vijon dhe për 2 javë ‘ora policore’ pas 22:00

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e Përgjithshme e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, në Konferencën e Komitetit Teknik të Ekspertëve për situatën me pandeminë në vend, tha se dy javët e fundit ka patur një zbritje të lehtë në numrin e infeksioneve.

Megjithatë ajo theksoi se nuk është momenti për vetëkënaqësi, duke bërë apel për respektimin me rigorozitet të masave anti-COVID. Ajo theksoi po ashtu se është vënë re një rritje e infeksionit në grup-moshën 25-43, duke i bërë apel të rinjve për më shumë kujdes.

Situata është vlerësuar në mënyrë dinamike. Vendin më të rëndësishëm të rasteve të konfirmuara e zë grupmosha 55-64-vjeç. Vihet re që ka një rritje në grupmoshën 25-43 dhe bëjmë apel te të rinjtë të zbatojnë masat. Nga vlerësimi i inciedentës, Gjirokastra është në fillimi, ndjekur nga Tirana dhe më pas Lezha.

Situata për këto dy javë mbetet e qëndrueshme zbritej të lehta që janë për tu parë në vijimësi. Nuk ka vend për vetëkënaqësi, ne jemi akoma në një situatë ku transmetueshmëria është e lartë. Jemi në pikën ku duhet të jemi tejet të kujdesshëm në zbatimin e masave, nga grumbullimet, vendosjen e maskës dhe respektimin e orës policore”, tha Fico.

Ndërsa Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli bëri me dije se do të vijojë ora policore pas orës 22:00 dhe kufizimet e tjera.

Siç shihet situata e epidemisë paraqitet e qëndrueshme në një tendencë e lehtë uljeje. Akoma nuk kemi të dhëna të plota për praninë e virusit anglez në Shqipëri. Mendohet që kjo situatë e qëndrueshme është pasojë e masave të marra.

Do të vazhdojë ora policore pas orës 22:00. Universiteti të vazhdojë edhe për një periudhe 2 javore online. Fluturimet me Britaninë të mbeten të pezulluara deri me 18 janar. Të vazhdojmë të përdorim maskën në të gjitha ambientet, të ruajmë distancimin social”, tha Rakacolli./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV