Dorëheqje në Shtëpinë e Bardhë pas dhunës në Kongres

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy këshilltare të larta të Zonjës së Parë, Melania Trump dhanë dorëheqjen të mërkurën pas dhunës në Kongresin amerikan dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Shtëpisë së Bardhë po konsideronin të jepnin dorëheqjen, përfshirë këshilltarin e sigurisë kombëtare Robert O’Brien dhe zëvendësin e tij, Matthew Pottinger, thanë burime me dijeni për këto zhvillime.

Stephanie Grisham dha dorëheqjen si shefe e kabinetit të zonjës së parë pasi mbështetësit e Presidentit Donald Trump hynë me dhunë në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara në një përpjekje për të mos lejuar Kongresin të certifikonte rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.

“Ka qenë një nder t’i shërbeja vendit në Shtëpinë e Bardhë. Jam shumë krenarë që isha pjesë e misionit të zonjës Trump për të ndihmuar fëmijët kudo, dhe krenare për shumë arritje të kësaj administrate,” tha zonja Grisham në një deklaratë.

Grisham, e cila ishte për një vit sekretare shtypi e Shtëpisë së Bardhë përpara se të bëhej shefe e stafit të Zonjës së Parë, nuk tha nëse dorëheqja e saj ishte në reagim ndaj dhunës në kryeqytetin e vendit, por një burim i njohur me vendimin e saj tha se dhuna e bindi atë përfundmisht për të.

Edhe sekretarja sociae e Shtëpisë së Bardhë, Rickie Niceta, dha dorëheqjen, ashtu si edhe një zëvendës sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Matthews, thanë dy burime për Reuters.

Zoti O’Brien po konsideronte gjithashtu dorëheqjen, ashtu si edhe zoti Pottinger, zëvendës këshilltari i sigurimit kombëtar i cili ka qenë një zë kryesor për politikën ndaj Kinës brenda administratës, thanë dy burime.

“Sapo fola me Nënpresidentin Pence,” tha zoti O’Brien në një deklaratë më herët të mërkurën, duke shtuar, “Jam krenar që shërbej me të.”

Brenda Shtëpisë së Bardhë kishte gjithashtu zëra se zëvendës shefi i stafit Chris Liddell mund të jepte dorëheqjen, sipas një burimi.

Lexo edhe :  Dështojnë diskutimet me BE-në/ Trump njofton taksë 50% për të gjitha mallrat nga SHBA

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë.

Lëndime të shumta u njoftuan dhe një grua humbi jetën nga dhuna në Kapitol, ndërsa mbështetësit e Trump iu përgjigjën thirrjes së presidentit për të protestuar ndaj humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit ndaj demokratit Joe Biden. Zoti Trump ka pretenduar në mënyrë të përsëritur dhe të pabazë se zgjedhjet u shoqëruan nga manipulime.

Zoti Biden do të inaugurohet më 20 janar.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Trajneri Inzaghi largohet nga Interi pas ofertës marramendëse!

Ebujshme! Simone Inzagi do të jetë trajneri i ri i Al Hilal. Në Arabinë Saudite e bëjnë të kryer...

Dorëheqja e kupolës së PD dhe bashkimi i opozitës, urgjente për shërimin e demokracisë

Nëse llogarisim vetëm votat brenda Shqipërisë, pa përfshirë diasporën, rezulton se votat anti-Rama në zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishin gjithsej 673 mijë. PD dhe...

Rudina Hajdari: Berisha është e shkuara, duhet të dorëhiqet

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultatit...

Zvicër, skiatorët gjenden të pajetë në mal, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Zvicër, ku pesë skiatorë kanë humbur jetën. Shërbimet e urgjencës ishin "alarmuar" një ditë më...

Incidenti në Mitrovicë, kreu i Policisë: Në qafën e serbit ishte vendosur bojë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media pas incidentit të ndodhur në veri të vendit, ku njësitë...

Lajme të tjera

Web TV