“Është ky rasti të konfirmojmë se nuk flemë bashkë?” Batuta e Orit me Islin e infektuar me Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatori i njohur Isli Islami është infektuar me Covid. Lajmi u bë i ditur nga Ori Nebiaj “live” gjatë emisionit “Wake Up”. Ori kujtoi edhe momentet me Islin, para se ky i fundit të rezultonte pozitiv.

Përgjatë gati një viti unë dhe Isli kemi intervistuar shumë njerëz të prekur nga Covid-19 jo vetëm për të informuar publikun sesi të sëmur ky virus, i cili ka gjunjëzuar botën por edhe për të shuar kureshtjen e atyre që nuk ishin prekur ende nga Covid siç ishim dhe unë e Isli.

Shpesh madje bënim dhe shaka me njëri-tjetrin se cilin do të kapë të parin, cili do të ishte më i fortë ndaj virusit.

Për të qenë fare fare e sinqertë mes meje dhe Islit ai që mund të quhet si më ‘gjermani’ për sa i përket masave ishte Isli. Unë për shembull ndonjëherë harroja ta dezinfektoja mikrofonin, por Isli kurrë.

Megjithatë për ta kaluar me batutë dua të te them Isli Islami se bastin e fitova unë. Ti u infektove para meje kurse unë dola më e fortë”, rrëfeu Ori.

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, Isli zbuloi se edhe nëna e tij është infektuar me Covid, teksa bëri të ditur se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Mua më kishin filluar simptomat më herët, por prisja tamponin të isha më i sigurt. Meraku më i madh ishte për nënën time. Edhe nëna ime rezultoi pozitiv me Covid-19, por jemi në gjendje të mirë”, tha Isli.

Ndërkohë, nuk munguan as batutat nga Ori: “A do ishte ky rasti t’i konfirmonim publikut se sa herë ne rezultojnë të veshur njësoj nuk flemë bashkë”?

Lexo edhe :  Me një gotë mbi kokë duke kërcyer, ja si po i shijon Dua Lipa pushimet në Ibiza (VIDEO)

Ka dhe raste dhe ti e di shumë mirë, që edhe burrë e grua në të njëjtin shtrat bashkëshortor dhe është infektuar vetëm njëri. As ky nuk është rasti kur njerëzit të binden se ne nuk flemë bashkë”, tha Isli duke qeshur./Fjala.al

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV