Rama: Vaksina u sigurua nga një vend i BE, nëse do prisnin COVAX nuk e di sa do zgjaste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme do të nisë në Shqipëri vaksinimi i personave të parë anti-COVID! 11 janari i 2021 do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për vendin në rrugën për t’i dhënë fund betejës disa mujore me COVID-19. Procesi do të nis pasditen e kësaj të hëne, teksa është parashikuar edhe një konferencë nga Ministria e Shëndetësisë ku do të japë më shumë detaje.

Nën moton ‘Shqipëria buzëqesh”, vaksinimi do të realizohet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me qëllim shmangien e grumbullimeve dhe radhëve të gjata! Në të gjithë ambientin e stadiumit janë vendosur 60 postacione ku do të kryhet vaksina dhe puna do të vijojë për 8-10 orë në ditë. Në total është parashikuar vaksinimi i 60 qytetarëve në orë.

Kryeministri Rama, në daljen për mediat, para fillimit të vaksinimit sot, tha se dozat që do të përdoren sot ia janë dhënë Shqipërisë nga një vend mik brenda BE. Rama tha se nuk është Greqia dhe se nuk është i autorizuar që t’ia thotë emrin.

Kemi arritur  në kushte jo pak të lehta të garantojmë 500 mijë dosjet e para të Pfizer por edhe të sigurojmë fillimin e vaksinimit para afatit falë marrëdhënieve bilaterale që sikundër e kam thënë janë kyçe në këtë proces të çuditshëm. Faktikisht strategjia dhe drejtimi i përcaktuar nga Bashkimi Evropian për tu investuar në skemën e COVAX ka rezultuar që të jetë ende sot që flasim një drejtim i papërcaktuar në kohë. Pra, pavarësisht angazhimti me COVAX të Shqipërisë dhe vendeve jashtë BE nëse do të qëndronim në pritje do të ishim ende në pritje dhe nuk dihet ende sot sa do të zgjaste kjo pritje.

Jemi angazhuar intensivisht me kanale të tjera. Ia kemi dalë të kontaktojmë drejtpërdrejtë në Nju Jork Pfizer. Njëkohësisht kemi hapur 4 kanale të tjera bilaterale në katër vende. Dhe vaksinimi sot është si rezultat i njërës prej vendeve të BE që nuk jam i autorizuar t’ia them emrin.  Nuk është Greqia. Procese ndërveprimi për vaksinën që janë të llojeve të ndryshme.

Ka proces ku  një vend X është i gatshëm që të jap një pjesë se nuk i përdor dot të gjitha menjëherë dhe ato t’i shesë, për fat të mirë në gjithë kanalet ku tregtohet vaksina Pfizer çmimi është i njëjtë për të gjithë, ka kanale ku veprohet me këmbim, ku një vend kërkon më shumë doza në X kohë dhe një tjetër i garanton se këto doza do i marrë me shkëmbim, duke i kthyer pas. Është fakt që në një garë lypsash për vendin e tyre, unë jam pretendent për vendin e parë“, tha Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Rama shtron iftar: Myslimanët e Shqipërisë nuk janë problem, por vlerë e shtuar

Të fundit

Vendimi brenda 48 orësh, ja si një emigrant mund të kërkojë të drejtën e votës më 11 maj

Gjykata e Tiranës do të jetë e vetmja gjykatë në Republikën e Shqipërisë që do të shqyrtojë kërkesat e...

Frika e tarifave ”ngrin” bursat, ari shënon rekord të ri

Një javë për t’u ”harruar” për tregjet e aksioneve, të cilat po rëndojnë shqetësimet e investitorëve për efektet e tarifave amerikane në ekonomi. Pas rënieve...

VIDEO/ Gjesti heroik, infermieret mbrojnë foshnjat e porsalindura gjatë tërmetit në Kinë

Dy infermiere në Kinë u treguan heroike duke nxituar për të mbrojtur foshnjat e porsalindura kur një tërmet i fuqishëm goditi Myanmarin fqinj të...

Pullat fiskale/ A ka ndryshuar struktura përfituese?

Qeveria ka miratuar tarifat e reja për pullat fiskale që përdoren nga bizneset për mallrat e akcizës. Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare,...

Brukseli po, Berisha jo/ Kreu i PD: Nuk e meritojmë integrimin

Shumë i zënë me fushatën, Berisha e nisi me telefonatë konferencën për shtyp. Doktori akuzoi sërish Ramën se i ka kopjuar gjithë programin, ndërsa për...

Lajme të tjera

Web TV