Fenomeni i shpopullimit/ Ish-kreu i INSTAT: Arsyet se pse ikin shqiptarët jashtë vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja teksa ka bërë një bilanc të situatës së shpopullimit të vendit, deklaroi se në vitin 2015 ishte dhe kulmi i largimeve të shqiptarëve jashtë vendit.

Gjatë fjalës së saj në një videokonferencë të organizuar nga presidenti Ilir Meta për fenomenin e shpopullimit, Nurja tha se Shqipëria ka lënë pas dhe vendet si Siria apo Iraku, për kërkesat për azil ekonomik në BE.

Ajo renditi, duke përshirë periudhat kohore, edhe arsyet e emigracionit të shqiptarëve. Ndër të tjera Nurja evidentoi edhe një problematikë, atë të rasteve në rritje të refuzimeve të hyrjes në vendet e BE-së të shqiptarëve që thyejnë afatet 3-mujore të Shengenit.

Shqipëria është akoma një vend në tranzicion, qoftë nga zhvillimi ekonomik dhe politik. E ndaj lëvizjet demografike janë më të mëdha. Prandaj është bërë kërkesë që të bëhen studime më tepër. Në vitet 90 deri në 2000 arsyet kryesore të emigrimit ka qenë ndryshimi i sistemit. Shqipëria kaloi nga një vend komunist në një vend të hapur, drejt një jete më të mirë. Vitet 2000-2010 është parë që arsyet kryesore të emigrimit kanë qenë bashkimet familjare. Në 10-vjeçarin e fundit për arsye të ndryshimeve pozitive sociale, pritej një ulje e emigracionit, por realisht ndodhi e kundërta. Nëse do kalojmë në çfarë ka ndodhur, jam bazuar në të dhënat e EUROSTAT që tregon lëvizjen e shqiptarëve drejt vendeve të BE.

Këto shifra nuk janë vlerësime, por janë njerëz që kanë lëvizur me pasaportë dhe kanë kërkuar azil ekonomik. Po të shohim shifrat vitet 2010-2011 kanë qenë shifra minimaliste dhe më pas janë rritur shifrat e personave që kërkojnë azil ekonomik. Nga 2014 kemi një rritje të numrit, sidomos kulmi arriti në 2015. Kemi 65 mijë persona që kanë kërkuar azil ekonomik. Pjesa më e madhe që kërkojnë azil janë 25-vjeç deri në 34 vjeç, mosha më e aftë për punë. Të dhënat e tjera shqetësuese janë se ka dhe persona që kanë hyrë në vendet e BE dhe nuk kanë ikur prej andej dhe punojnë ilegalisht, pasi nuk kërkojnë azil ekonomik.

Si pasojë e këtyre lëvizjeve të parregullta, shqiptarët kanë nisur të kenë një refuzim që të hyjnë në vendet e BE, po humbasin mundësinë e lëvizjes së lirë. Shqiptarët si pasojë e këtij keqmenaxhimi po i refuzohet e drejta për të lëvizur lirisht drejt vendeve të BE-së. Shpesh herë thuhet se kjo është gjë normale edhe për shtetet e tjera, por jo kjo nuk është e vërtetë. Shqipëria ndodhet në vendin e parë, ka kaluar dhe Sirinë dhe Irakun, të njerëzve që kërkojnë azil ekonomik. Shqipëria është vendi me numrin më të madh të azilantëve për popullsi.”, tha Nurja./Blo.Ba/Fjala.al

Të fundit

VIDEO / Pritej dorëheqja e Kryeministrit, opozita serbe i vë flakën Parlamentit

Kuvendi i Serbisë është përfshirë nga tymi dhe flaka në senacën e sotme. Situata ka përshkallzuar si pasojë e refuzimit...

‘Boll u bëtë qesharakë’, Veliaj nga qelia: Cilat prova do prish unë?

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Vekliaj reagon sërish nga qelia dhe flet për rrezikun e prishjes së provave. Reagimi i plote Se mos prishen lodrat! Më ka marrë...

Vjedhin gjithçka, fshatrat e Shkodrës të frikësuar nga hajdutët

Banorët e fshatrave të qarkut të Shkodrës ndihen të pasigurt në banesat dhe tokat e tyre, pasojë e vjedhjeve të shpeshta që ndodhin në...

Këngëtarët besimtarë, këta janë vip-at shqiptarë që agjerojnë muajin e ramazanit

Me miliona myslimanë festojnë muajin e shenjtë të Ramazanit në të gjithë botën dhe të famshmit nuk përjashtohen! Emri i tij i vërtetë është Karim...

Çfarë fshihet pas darkës mes Ardit Gjebreas dhe Arbër Hajdarit? (Video)

Ardit Gjebrea dhe Arbër Hajdari janë bërë bashkë mbrëmjen e djeshme për të konsumuar së bashku një darkë. Ishte artisti i njohur, ai që zbuloi...

Lajme të tjera

Web TV