Vaksinimi ndaj COVID-19/ Biden do të urdhërojë shtim të prodhimit, cili është plani i tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden tha se do të urdhërojë rritjen e prodhimit të shiringave dhe furnizimeve të tjera për të rritur vaksinimin kundër COVID-19 dhe për të përmirësuar administrimin e bërë nga presidenti Trump që ai e quajti një “dështim të tmerrshëm”.

Sipas planit të zotit Biden, punonjësit federalë të ndihmave do të krijojnë mijëra qendra vaksinimi, ku mjekët në pension do të kryejnë vaksinimet për mësuesit, punëtorët e dyqaneve ushqimore, njerëzit mbi 65 vjeç dhe grupe të tjera që nuk kualifikohen aktualisht.

Zoti Biden do të aktivizojë Ligjin për Prodhim të Brendshëm për të rritur prodhimin e pajisjeve të nevojshme për të shpërndarë vaksinat. Ai do ta përdorë gjithashtu ligjin për të mbështetur magazinimin e tyre në temperaturat e nevojshme.

Zoti Biden tha se ekipi i tij ka identifikuar kompanitë që janë gati të aktivizohen sipas ligjit, i cili i mundëson presidentit të urdhërojë bizneset të prodhojnë artikuj të nevojshëm për mbrojtjen kombëtare.

Shtetet që përdorin Gardën e tyre Kombëtare në këtë përpjekje do të rimbursohen nga qeveria federale, tha ekipi i tranzicionit.

Koronavirusi ka vrarë më shumë se 389,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe një këshilltar i lartë i zotit Biden tha të premten se numri i vdekjeve mund të arrijë në 500,000 deri në shkurt.

Joe Biden ka premtuar të bëjë më shumë sesa Presidenti Donald Trump për të frenuar virusin dhe për të kryer 100 milionë vaksinime gjatë 100 ditëve të tij të para në detyrë.

Të fundit

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

SHBA i pezullon për 90 ditë tarifat ndaj Kinës

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë tjera, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë...

Juventus arrin akordin me yllin e Premier League

Juventus ka arritur marrëveshjen personale me Matt O’Riley, qendërmbrojtësin danez që luan me Brighton. Për 24-vjeçarin ka pasur interes edhe nga ekipet e tjera...

Lajme të tjera

Web TV