‘Më kapi për fyti e më goditi’/ Nuk i hedhin plehrat në kazan, fqinjët ‘bëjnë për spital’ nënë e bijë në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dikush mund të ketë si fqinj një person që e lë qesen e mbeturinave në ashensor. Një tjetër mund të shikojë si flaken plehrat nga dritarja, si lihen në derën e shtëpisë apo si hidhen në rrugë.

Por disa komshinj në Tiranë janë agravuar dhe e kanë duruar aq shumë njëri-tjetrin sa rrahja masive mes tyre, ka ndodhur përpara një koshi mbeturinash. Si shkak ishte hedhja e qeses me plehra jashtë kazanit. Burimet e gazetës Si, thonë se një çift bashkë me vajzën e tyre janë goditur nga shtetasja R. S.

Vajza e R. S kaloi para nesh me qesen e mbeturinave dhe nuk i hodhi ato në kazanin përkatës, por i la jashtë, në rrugë. Duke qenë se ky veprim i pakëndshëm ndot ambientin, i thashë vajzës: “Merri mbeturinat dhe hidhi në kazan”, thotë në polici kallëzuesja.

Bëhet me dije se vajza nuk ka reaguar, por ka vazhduar rrugën. “Pas pak minutash doli nga banesa e ëma dhe bëri të njëjtin veprim. I la plehrat jashtë kazanit.

Pasi i hodhi plehrat, u kthye drejt nesh dhe filloi të na ofendojë së përse i folëm vajzës. U afrua dhe për kapi për fyti dhe më goditi, përshkruan gruaja me inicialet Sh. B.

Të dyja gratë janë përleshur, nga njëra anë fqinja e pabindur ka këmbëngulur se do vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë, dhe nga ana tjetër gruaja që i ka kërkuar të mos e ndotë ambientin, e cila e ka goditur me sende të forta

Të fundit

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

Lajme të tjera

Web TV