Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Nurellari: Pandëshkueshmëria dhe modeli qeverisës, gangrenë e korrupsionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas analistit Andri Nurellari, nuk ka pasur vullnet të mirëfilltë për të vënë në jetë strategjitë apo zbatuar këshillat ndërkombëtare, sepse korrupsioni në Shqipëri është bërë instrumenti themelor i garantimit të marrjes dhe mbajtjes së pushtetit.

Nurellari, Transparency International e ka renditur Shqipërinë vendin e 106-të për luftën kundër korrupsionit, duke shënuar një përkeqësim të ndjeshëm. Si mendoni, përse Shqipëria nga viti në vit është përkeqësuar në luftën ndaj korrupsionit?

Unë mendoj se ka një mori faktorësh që e shkaktojnë këtë tatëpjetë të Shqipërisë në renditjen ndërkombëtare. Ndër më kryesorët besoj se është dështimi i sistemit të drejtësisë i cili për momentin është në një kolaps të mirëfilltë, sepse ende nuk po i del në krye reformës të stërzgjatur dhe aq shumë të trumbetuar. Në mungesë të një sistemi të drejtësisë funksional dhe të ndershëm është ndërtuar institucioni i pandëshkueshmërisë në Shqipëri që i ka dhënë dritë jeshile çdo zyrtari për të shfrytëzuar postin për mitmarrje. Rasti më flagrant dhe më i freskët është vendimi nga Prokuroria e Tiranës për të mbyllur hetimet për aferën “DH Albania”, të vjedhjes së mbi 28 milionë eurove duke akuzuar vetëm një djalosh 26-vjeçar të arratisur dhe asnjë nga zinxhiri i madh i njerëzve përfshi në nivelet e larta të qeverisjes, që ishin përfshirë në këtë aferë masive skandaloze tashmë të zbardhur për publikun. Së dyti, mendoj se ka të bëjë me modelin e qeverisjes së përqendrimit të pushtetit në “një tepsi” dhe të ndërhyrjes kapilare të qeverisë në çdo sektor të ekonomisë. Pra, ne kemi një shtet të madh që e ka kufizuar lirinë ekonomike dhe që shërben si aktori kryesor vendimtar në treg gjë që vihet re edhe nga indikatori tjetër i rëndësishëm i “Bërjes së Biznesit” të nxjerrë nga Banka Botërore që gjithashtu tregon një tatëpjetë gjatë viteve të fundit.

Si mendoni, përse kanë dështuar strategjitë e qeverisë në luftën ndaj korrupsionit dhe nuk janë implementuar as këshillat e organizmave ndërkombëtarë?

Nuk ka pasur vullnet të mirëfilltë për të vënë në jetë strategjitë apo zbatuar këshillat ndërkombëtare, sepse korrupsioni në Shqipëri në format e veta të ndryshme, është bërë instrumenti themelor i garantimit të marrjes dhe mbajtjes së pushtetit. Partitë në Shqipëri nuk garojnë duke propozuar vizione për të ardhmen, duke ofruar kuadro të rinj të pakompromentuar apo duke demonstruar performancë apo arritje gjatë qeverisjes, por nëpërmjet klientelizmit e patronazhit, pra korrupsionit. Klientelizmi nënkupton shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve publike për mbështetje politike nga qytetarët, që do të thotë investime në infrastrukturë, subvencione ose ofrimi i imunitetit në këmbim të votave. Patronazhi politik nënkupton emërimin ose marrjen në punë të një personi në një post qeveritar mbi bazën e besnikërisë partiake dhe ne shohim sot një fryrje me militantë politik në administratë. Po ashtu korrupsioni bën të mundur akumulimin e kapitalit me të cilat financohen fushatat, mediat, blihen votat e të tjera aktivitete që sigurojnë mbijetesën politike prandaj heqja dorë nga korrupsioni do të ishte një harakiri politik për elitën aktuale.

Lexo edhe :  Protesta para Bashkisë/ Balliu: SPAK duhet të hetojë Ballukun, menaxhon 75% të buxhetit

Cilët janë sektorët më të prekur nga korrupsioni në vendin tonë?

Unë mendoj se korrupsioni fatkeqësisht i ka hedhur metastazat kudo, por pa dyshim politika e drejtësisë janë më të prekurit, sepse këta dy sektorë kanë në dorë edhe çelësin e kthesës dhe përmirësimit. Kriminalizimi i jetës politike dëshmohet më së miri nga efektet e reformës së dekriminalizimit që ka nxjerrë në pah se si njerëzit me të kaluar kriminale kanë arritur majat e jetës politike në vend duke arritur të infektojnë parlamentin, qeverisjen qendrore e lokale. Kuptohet që drejtësia është gjithashtu shumë e implikuar sikurse e tregojnë edhe anketat që tregojnë se ky sektor ka minimumin e besueshmërisë në shoqëri. Ngelet ende për t’u parë nëse Strukturat e Posaçme Anti-Korrupsion kanë për ta ndryshuar këtë perceptim duke marrë masa konkrete kundër korrupsionit. Mandej nëse do të vazhdoja me renditjen, padyshim që do vijoja me administratën publike, e cila shfrytëzon çdo mbivendosje ligjesh e rregullash dhe çdo hapësirë diskrecionale për të abuzuar e siguruar ryshfete./Fjala.al

Korrupsioni, “oktapodi” që u rrit nga politika

Të fundit

Kush ka burgje për të mbrojtur? Hapet thirrja

Nga Frrok Çupi Burgu i atij djalit që i bie të jetë deputet i Kuvendit, mori dhenë sikur të ishte...

Shqipëria kryeson listën rajonale sa i përket jetëgjatësisë

Në një kohë kur shumë vende po përballen me sfida të mëdha shëndetësore dhe ekonomike, Shqipëria po shfaq një përmirësim të dukshëm në cilësinë...

U akuzua nga ish-partneri i saj për tradhti gjatë shtatzanisë, Cardi B: E kam bërë

Vetëm pak para lindjes së fëmijës së tyre të tretë, Cardi B dhe Offset i dhanë fund lidhjes së tyre, e cila duket se...

Bardhi paralajmëron kaos në Kuvend: Nuk do ketë asnjë marrëdhënie normale

Përpos protestës, PD pritet që të përshkalëlzojë aksionin poltik edhe në Kuvend. Pas mbledhjes së grupit të PD, Gazment Bardhi tha se do mbëhstesin...

Salianji refuzon ngujimin në seli, vendos të dorëzohet në polici

Kreu  i Grupit të PD, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se i kanë kërkuar Ervin Salianjit të ngujohet,...

Lajme të tjera

Web TV