test

Korrupsioni, “oktapodi” që u rrit nga politika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Transparency International, organizata më e rëndësishme kundër korrupsionit në botë, e vendos Shqipërinë në vendin e 106-të. Flasin analistët e ekonomisë dhe politikës, Pano Soko dhe Adri Nurellari, si dhe pse kanë dështuar qeveritë shqiptare të luftojnë korrupsionin.

Nga Bardhi Quku

Kur Shqipëria kërkon që këtë vit të hapë negociatat me Bashkimin Evropian, institucionet ndërkombëtare na bëjnë të reflektojmë një moment kur na tregojnë se jemi përkeqësuar gjithnjë e më shumë në luftën ndaj korrupsionit. Kështu, raporti i Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019, i përpunuar nga Transparency International, organizata më e rëndësishme kundër korrupsionit në botë, e vendos Shqipërinë në vendin e 106-të.

Nëse e krahasojmë me 1 vit më parë, Shqipëria është përkeqësuar me shtatë vende. Ndërsa në 5 vitet e fundit Shqipëria është përkeqësuar me 23 vende. Shqipëria është përkeqësuar në luftën ndaj korrupsionit jo vetëm në renditjen globale, ku edhe vendet e Afrikës, si Etiopia, Gambia dhe Tanzania, renditen shumë herë më lart se Shqipëria, por në rang rajonal dhe evropian. Vendi ynë shkon krah për krah me Maqedoninë e Veriut, ndërsa vendet e tjera të rajonit të Ballkanit, si Kosova, Serbia, Kroacia, Mali i Zi, renditen shumë herë më lart sesa vendi ynë. Sipas Transparency International, financimi i partive nga bizneset e mëdha prodhon edhe korrupsion. Ky është një nga fenomenet që ndeshet shpesh në Shqipëri, ku financimi i partive politike vijon të mbetet i dyshimtë. “Qeveritë duhet të adresojnë urgjent rolin korruptues të parasë së bizneseve të mëdha në financimin e partive politike dhe ndikimin e paligjshëm që ushtrojnë ato në sistemin tonë politik”, – shprehet Delia Ferreira Rubio, drejtuese e Transparency International gjatë prezantimit të raportit të ri.

Ajo që evidentohet nga analiza e raporteve ndër vite është se qeveritë përgjatë mandatit të dytë qeverisës kanë tendencën për të degraduar në luftën ndaj korrupsionit. Nëse i hedhim një sy ndër vite raportit të Transparency International, që nga viti 2005 e deri më 2019, vërejmë se si në mandatet e para të qeverisjes ka një ulje të perceptimit të korrupsionit. Ndërsa lufta ndaj korrupsionit shënon një përkeqësim të dukshëm gjatë mandatit të dytë qeverisës. Sipas raportit për vitin 2005, kur sapo socialistët kishin lënë pushtetin dhe Sali Berisha mori postin e Kryeministrit, Shqipëria renditej në vendin 126. Por, pas tri vitesh (2008) Shqipëria do të kishte një përmirësim të ndjeshëm, duke u renditur në vendin e 85-të. Në vitin 2013, kur Berisha la pushtetin qeverisës 8-vjeçar dhe Kryeministri Edi Rama mori detyrën e re, Shqipëria renditej në vendin e 116-të nga 177 shtete të përfshira në raport. Lufta ndaj korrupsionit kishte degraduar në 8 vite qeverisje të Kryeministrit Berisha. Njësoj ndodh edhe në qeverisjen e Kryeministrit Edi Rama. Gjatë mandatit të parë qeverisës, Shqipëria do të arrijë që për vitin 2016 të renditet në vendin e 83-të në luftën ndaj korrupsionit. Por, vetëm tri vite më pas, konkretisht në 2019, që përkon edhe mandatin e dytë qeverisës të Edi Ramës, ajo përfundon në vendin e 106-të. Shifrat tregojnë se si qeveria e Sali Berishës 2005-2013 dhe ajo e Kryeministrit Edi Rama nga 2013-ta e deri më sot kanë degraduar në mënyrë progresive në mandatin e dytë qeverisës.

Qeveritë, si të djathta ashtu edhe të majta, kanë dështuar edhe në rastet e iniciativave të denoncimit të korrupsionit, si përgjatë qeverisjes së Kryeministrit Berisha ashtu edhe gjatë qeverisjes së Kryeministrit Rama, edhe pse të dy kanë trumbetuar me të madhe portalet e denoncimit të korrupsionit. Kryeministri Sali Berisha, sapo erdhi në pushtet, i prezantoi Parlamentit në shtatorin e vitit 2005 programin e qeverisë “Me duar të pastra”. Ai zotohej se brenda 100 ditëve të para do të hartonte një strategji për të luftuar korrupsionin. U deshën 3 vite, nga shtatori 2005 deri më 3 tetor 2008, që Berisha të miratonte strategjinë. Në atë vit, ish-kryeministri Berisha vendosi në faqen zyrtare të Kryeministrisë në internet, dy numra telefoni: 08000808 dhe 08000909, ku qytetarët mund të denonconin aktet korruptive, numra që përfunduan në harresë dhe nuk sollën asnjë veprim konkret në luftën ndaj korrupsionit. Madje, Berisha shkoi deri aty sa përgjatë fushatës elektorale të vitit 2009 shfaqej në televizione spoti i tij “Numri im i telefonit është 0692099410 dhe është gjithnjë i hapur për mesazhet tuaja”. Si numrat ashtu edhe spoti rezultuan se ishin thjesht propagandë e fushatës elektorale. Gjithashtu, Berisha, një vit pasi kishte ardhur në pushtet, miratoi në prill të vitit 2006 ligjin “Për bashkëpunimin e publikut në luftën kundër korrupsionit”, ku parashikoheshin edhe shpërblime për qytetarët që denonconin korrupsion. Por, gjithçka rezultoi fasadë.

Lexo edhe :  “Na pret një verë e nxehtë”/ IGJEUM zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin

Po ashtu, të njëjtin mekanizëm në denoncimin e korrupsionit përdori edhe Kryeministri Rama. Sapo erdhi në pushtet, në nëntor të vitit 2013 hapi portalin “Stop korrupsionit në drejtësi”, mbi denoncimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar në adresën: http://ankesa.justice.gov.al. Fillimisht pati një bum denoncimesh, por më pas gjithçka rezultoi një flluskë sapuni, madje as adresa nuk hapet nëse klikon mbi të. Dy vite më vonë, në shkurt të vitit 2015, qeveria hap një tjetër portal për denoncimin e korrupsionit, www.stopkorrupsionit.al, i cili do të kishte të njëjtin fat si portali që përmendëm më lart. Edhe në këtë portal pati denoncime të shumta, por ndëshkimet arritën deri në shkarkime të drejtorëve të shkollave të mesme dhe në asnjë rast në rangjet më të larta të shtetit apo politikës. Kështu, dosje të bujshme të njohura botërisht si korruptive, si Gërdeci, 21 Janari etj., dhe tani së fundmi koncesionet me PPP të qeverisë, ku rasti më skandaloz është ai i Unazës së Re, kanë mbetur pa u hetuar deri në fund dhe pa u vendosur drejtësia në vend./Fjala.al

RAPORTET

Shqipëria në luftën ndaj korrupsionit 2013-2019

VITI 2013/ Përkeqësohet

Renditet në vendin e 116-të nga 177 shtete, merr notën 31.

Abuzim me pushtetin, afera të fshehta korruptive.

Sektorët më të korruptuar: partitë politike, policia dhe sistemi gjyqësor.

VITI 2014/Përmirësohet

Renditet në vendin e 110-të nga 175 shtete, merr notën 33.

Liderët abuzojnë me pushtetin.

Korrupsioni minon rritjen ekonomike.

Renditet njësoj me Ekuadorin, Etiopinë dhe Malavinë.

E fundit në rajon.

VITI 2015/ Përkeqësohet

Renditet në vendin e 88-të nga 168 vend me 33 pikë

Përhapje e gjerë e korrupsionit, shkelje e të drejtave të njeriut

E fundit krahasuar me vendet e BE-së.

Renditet e fundit edhe në rajon.

VITI 2016/ Përmirësohet

Renditet në vendin e 83-të nga 176 vende, me 39 pikë.

Përmirësohet me 5 vende në renditje.

Lë pas Maqedoninë, Kosovën dhe Bosnjën.

Dobësi në institucionet e ligjit, kapja e sistemit.

Presioni politik ndaj sektorit publik.

Krimi i organizuar.

VITI 2017/Përkeqësohet

Renditet në vendin e 91-të nga 180 vende, me 38 pikë.

Lë pas Maqedoninë dhe renditet njësoj me Bosnjë-Hercegovinën.

Është rritur autoritarizmi politik.

Presion ndaj mediave të pavarura.

VITI 2018/Përkeqësohet

Renditet e 99-ta nga 180 vende, me 38 pikë.

Mbetet pas Bosnjë-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut.

Humbet 8 vende në renditje nga viti i kaluar.

Mungesa e balancës dhe ndarjes së pushteteve.

VITI 2019/Përkeqësohet

Renditet në vendin e 106-të, nga 180 shtete me 35 pikë.

Humbet 7 vende nga viti i kaluar.

Është përkeqësuar me 23 vende në 5 vitet e fundit.

Renditet njësoj me Maqedoninë e Veriut.

Mbetet pas nga disa prej vendeve afrikane.

Përpjekjet antikorrupsion kanë ngelur në vend.

Pano Soko: Korrupsioni po mbrohet nga institucionet që duhet ta luftojnë

Nurellari: Pandëshkueshmëria dhe modeli qeverisës, gangrenë e korrupsionit

Të fundit

Anglia mposht minimalisht Serbinë dhe merr kreun e grupit C, Bellingham vulos sfidën

Anglia përmbush pritshmëritë, fiton ndeshjen e parë të saj përballë Serbisë në Grupin C dhe merr kryesimin me pikë...

Albani fotograf? Miriam Cani na prezanton me ‘kartolinën’ më të ‘ëmbël’ të fundjavës

Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim një nga dyshet më të komentuara në shtypin rozë. Të dy artistët me profesionin e njëjtë...

Provimet e maturës/ Mehmeti: Numër i lartë ngelësish, ka cilësi të dobët mësimdhënie

Rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore tregojnë një rritje të ndjeshme të nxënësve mbetës. 952 nuk kanë mundur të kalojnë...

“Po vritemi për një vijë uji”, kunatat sherr në emision për kanalin/ Debatet

Një konflikt kunatash zhvillohet në “Shihemi në Gjyq”. Mersinia dhe Saimja kanë ardhur për një kanal uji. Siç u shpreh ndërmjetësja e rubrikës të...

Dhimbjet e kokës/ Cilat janë arsyet shëndetësore që i shkaktojnë

Dhimbjet e kokës janë shumë dimensionale dhe tepër të komplikuara. Secila prej dhimbjeve ka një burim të ndryshëm dhe simptoma unike. Rrjedhimisht trajtimi i tyre është...

Lajme të tjera

Web TV