Të gjithë nudo për të kërkuar një partner/e! Programi i ri italian që do thyejë shikueshmërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të gjetur dashurinë thuhet se duhet të dalësh lakuriq (të jesh vetvetja). Por autorët e një programi televiziv britanik, ‘Naked attraction’, e kanë marrë këtë këshillë fjalë për fjalë.  Programi në të cilin organet gjenitale të djemve dhe vajzave komentohen me natyralitetin me të cilin normalisht flitet për parashikimin e motit, do të realizohet edhe në Itali dhe do transmetohet tek ‘Discovery+’.

Ideja është kjo: një konkurrent që kërkon dashurinë dhe padyshim nuk është i fiksuar pas romancës, zgjedh kandidatë krejtësisht të zhveshur të cilët zbulohen ngadalë, duke filluar nga këmbët. Herë pas here, ata ndaj të cilëve jeni tërhequr më pak eliminohen dhe vetëm me finalistët mund të tregoni edhe një gjë të lashtë si fytyrën.

Kjo pasi i keni analizuar dhe gjykuar për flokët, gjoksin dhe detaje të tjera ndoshta të rëndësishme, por jo shumë të thella.

Për të qenë të qartë, në një nga episodet e formatit anglez një pjesëmarrëse në kërkim të dashurisë eliminoi një kandidat të zhveshur, duke i thënë: “Më fal, por nuk më pëlqeu penisi yt”. Ai nuk e mori për keq dhe iu përgjigj: “Ende mund të dal me kokën lart”.

Sidoqoftë, me këtë ritëm ju do të keni dy finalistë të zhveshur në garë: vetëm në atë pikë edhe ata që duhet t’i zgjedhin ata janë të detyruar të zhvishen dhe nëse pëlqehen, largohen ashtu nudo dorë për dore. Një fund i lumtur që nuk mund të quhet përrallor, që vëzhgohet nga afër nga drejtuesit në pozicionin më të turpshëm në historinë e televizionit.

Gazetarja Nina Palmieri do të jetë personi që do ta prezantojë.

Lexo edhe :  Shenjat që do përjetojnë ndryshim në jetën e tyre gjatë 2025-ës

“Unë e dija versionin në anglisht: kur ata më kërkuan të drejtoja versionin italisht, nuk hezitova për asnjë sekondë. Ne kemi parë trupa të zhveshur në TV, por këtu është një mesazh i sinqertë që më pëlqen shumë: çfarë pres të gjej në një takim televiziv? Ndoshta një shok shpirti, por edhe një partner seksual që më pëlqen nga pamja fizike. Pra, le të fillojmë nga atje, nga instinkti, nga shikimi i parë që bie mbi detajet që kanë rëndësi për mua dhe që zakonisht fshihen, nga dridhjet seksuale të transmetuara nga një trup i zhveshur”, tha Palmieri.

Pas këtij programi fshihen disa mesazhe, si pranimi i të gjitha llojeve të formave trupore. “Në episodin e parë, për shembull, është një vajzë që as nuk zhvishej para të dashurve të saj. U habita nga kompleksi”, thotë gazetarja italiane.

Rreth 600 njerëz konkurruan për të marrë pjesë në spektakël: Kryesisht burra, mes 19 dhe 45 vjeç … dhe mes tyre një pretendent 74-vjeçar.

Të fundit

Pushohen çështjet ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu

GJKKO ka njoftuar përmes shortit se gjyqtarja Etleva Deda është caktuar për të shqyrtuar çështjen ndaj Pjerin Ndreut. Ndonëse lista...

Lamtumirë president Carter/ Përcillet ish kreu i Shtëpisë së Bardhë, Jimmy Carter

Jimmy Carter, presidenti amerikan që qeverisi vendin e tij në një kohë të vështirë ekonomike, personi që u përball me krizën e pengjeve nga...

Rama me yjet e sportit: Komiteti Olimpik Shqiptar, i dalluar për inovacionet që ka sjellë

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij gjatë mbrëmjes Ceremoniale për sportistët shqiptarë në arenën ndërkombëtare për vitin 2024. Rama u shpreh se Komiteti Olimpik...

Mashtrimi global përmes telefonave, si mund t’iu boshatiset llogaria bankare/ Kujdes

Një mashtrim ndërkombëtar po ndodh përmes telefonave. Madje në vende si SHBA, Brazil, Britaninë e Madhe, Greqi dhe shumë vende të tjera të europës...

Përpjekjet e Berishës për të vënë “në provë” Belind Këlliçin dhe të tjerët

Nga Mero Baze Nuk është hall i lehtë të kesh të parin e shtëpisë të çmendur. E vetmja mënyrë që ta përballosh është të bësh...

Lajme të tjera

Web TV