Rrëfehen të arrestuarit e fisit Hajri: Prenga në vdiq në duar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia më në fund ka dalë në një reagim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur para 11 ditësh në Kamzë, ku u rrëmbye Jak Prenga. Ai është rrëmbyer, dhunuar dhe më pas ka vdekur. Policia saktëson vdekjen po nuk bën me dije se ku është trupi i tij, pasi duket se të arrestuarit nuk kanë treguar ende se ku është!

Reagimi

Operacioni nga forcat Speciale RENEA, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë e Durrës, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak, aparate celular, automjete dhe një shumë eurosh. Në vijim të punës nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 17.01.2020, në rrugën “London”, Kamzë, ku disa persona rrëmbyen 49-vjeçarin J. P., pas një hetimi të thelluar, në bashkëpunim me prokurorinë, duke përdorur metodat proaktive, u bë e mundur zbardhja e kësaj ngjarjeje.

Në bazë të provave të grumbulluara nga grupi i posaçëm hetimor, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nxori urdhër për të ushtruar kontroll në disa subjekte private, hotele dhe tri banesa private në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës, si dhe urdhra ndalimi për disa shtetas.

Në këtë kuadër u zhvillua operacioni policor “Resorti”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve:

  1. H., 35 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë;
  2. T., 36 vjeç, banues në Shijak;
  3. H., 32 vjeç, banues në Shijak;
  4. H., 64 vjeç, banues në Shijak;

Gjithashtu, po në kuadër të operacionit, gjatë kontrolleve të kryera në disa subjekte private, hotele dhe tri banesa private në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës, u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni, 16 aparate celular, 4 automjete dhe një shumë eurosh.

Lexo edhe :  E vranë dhe e hodhën në liqen, sherri nisi për drogën në Gjermani

Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se personat, pas rrëmbimit të shtetasit J. P., kanë shkuar direkt në resortin në pronësi të shtetasit A. H.

Po nga veprimet hetimore rezulton se personi i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut, ka vdekur vdekjen gjatë rrugës për ta transportuar për në resort,  aty ku do mbahej peng.

Gjithashtu, rezulton se personat janë kujdesur për ta fshehur trupin e shtetasit J. P., ndërkohë që forcat policore vijojnë kërkimet në zonën e Shijakut, për gjetjen e trupit.

Ky rrëmbim ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatoret dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe. n.kFjala.al/

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV