Vonoi shpërndarjen e vaksinës/ BE, e pakënaqur me “Pfizer”. Hapet terren për kompanitë e tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë javë, Pfizer po shpërndan vaksina në vendet e BE-së dy herë më pak sesa ishte rënë dakord.

Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në rritje brenda Bashkimit Evropian.

Rumania do të marrë 50 për qind të sasive të planifikuara këtë javë dhe dërgesat do të rriten gradualisht, në mënyrë që Bukureshti t’I marrë deri në fund të marsit sasitë për të cilat ka rënë dakord.

Një situatë e ngjashme paraqitet në Poloni, e cila mori 176 000 doza të hënën, ose 50 për qind më pak se sa pritej.

Qeveria çeke po ngadalëson gjithashtu fushatën e vaksinimit për shkak të problemeve të prokurimit.

“Ne presim që të ketë një ulje të numrit të vaksinave në tre javët e ardhshme,” u tha gazetarëve ministri i Shëndetësisë, Jan Blatný.

Dorëzimi i vaksinës Pfizer do të reduktohet me 15% këtë javë, dhe me 30% javën e ardhshme.

Edhe Instituti Shëndetësor Danez njoftoi se 50 për qind më pak doza këtë javë do të çojë në një ulje prej 10 për qind në tremujorin e parë.

Zyrtarët në këto vende thonë se ulja e furnizimeve minon përpjekjet e tyre për të zbatuar vaksinimin masiv.

Italia kërcënoi kompaninë “Pfizer” me padi të mërkurën, ndërsa sot, Hungaria miratoi paraprakisht për përdorimin e vaksinavës AstraZeneca dhe vaksinës ruse Sputnik V. Ndërsa Hungaria i bëri thirrje Brukselit të ushtrojë presion ndaj Pfizer për t’iu përmbajtur planit të dorëzimit.

“Ne do të jemi të kënaqur nëse Komisioni Evropian ndërmerr hapa për të siguruar që Pfizer dhe prodhuesit e tjerë të ndryshojnë sasinë e dërgesave sa më shpejt të jetë e mundur,” tha shefi i Shtabit të kryeministrit Gergely Gulyas.

Lexo edhe :  500 të vdekur dhe mbi 3 mijë të plagosur që nga sulmi i Izraelit në Iran

Kanadaja dhe Zvicra gjithashtu kanë pasur probleme për shkak të zvogëlimit të dërgesave të vaksinave Pfizer.

 

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV