VIDEO/ Coronavirus-i boshatis stadiumet, lojtarët lëvizin me maska

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epidemia coronavirusit, e cila u shfaq në Wuhan të Kinës në 2019 ka alarmuar të gjithë njerëzit kudo në botë.

Numri i viktimave në Kinë deri më tani ka arritur në 106 persona, ndërsa mësohet se 450 të tjerë janë në gjendje të rënë. Pothuajse të gjithë njerëzit që jetojnë në këtë vend janë izoluar duke u mbyllur në banesa, e duke lëvizur vetëm në rast emergjence, por gjithmonë me maskë në fytyrë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në një ndeshje të ligës së brendshme në Kinë, ku lojtarët dhe i gjithë stafi organizues kanë mbërritur në stadium në Shanghai me maska dhe ku duket se kjo ndeshje nuk ndiqet nga asnjë person i vetëm, pasi virusi vdekjeprurës i ka frikësuar të gjithë.

Kjo pamje shokuese tregon nivelin e alarmit ndaj coronavirusit në këtë vend, ku duket se qytetarët janë izoluar nga vendet ku mblidhen shumë njerëz./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV