Mjeku Tritan Kalo mesazh për qytetarët, pas skandalit të ‘Tires’: Mos e humbisni besimin në punën tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëngjesin e kësaj të diele, mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook është shprehur se njerëzit nuk duhet të humbasin besimin te mjekët dhe te puna e tyre edhe pas publikimit të skandalit “Tires” pasi ato janë raste të izoluara.

Kalo e ka shkruar mesazhin e tij në rrugën drejt spitalit, aty ku siç theksoi ai sheh e prek realitetin e punës, përkujdesit, përkushtimit, profesionalizmit e humanizmit të një ekipi të tërë mantelbardhesh, infermieresh, sanitaresh e stafit mbështetës.

“Disa episode të shkëputura të keqsjedhjes dhe shpërdorimit të besimit nga publiku i gjërë të kryera prej individëve të pa moralshëm, që si kudo gjinden edhe në stafin mjeksor, NUKU mundet dhe nuku duhet kurrë të zbehë apo zhbëjë Mirëkuptimin dhe Mirëbesimin tonë reciprok…”, shkruan Kalo.

“Ju duam dhe jemi aty duke vënë jo pak në rrezik edhe jetët tona, sepse ndjenja e detyrës sonë sublime prevalon dhe kurdoherë do kujdesemi për JU…. Together forever!!!”, tha në fund ai.

Sanitarja  e ‘Shefqet Ndroqit’, Tire Alldervishi u hoq si infermiere dhe i mori 800 mijë lekë vajzës së një pacienteje me COVID, e cila më pas humbi jetën, ajo disa disa ditë më parë ka dal përpara gjykatës për masën e sigurisë. Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi ‘arrest me burg’ për Alldervishin për akuzën ‘mashtrim me pasoja të rënda’.

Mjeku i mirënjohur Tritan Kalo, 2 ditë më parë është shpallur“Qytetar Nderi” në Kuçovë, vendim i marrë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak në këtë qytet.

Kohë kovidiane…. E Djelë 24.01.2021….. Udhës me autobuzin e Unazës për në Spital, Shërbimi i Sëmundjeve…

Posted by Tritan Kalo on Saturday, 23 January 2021

Të fundit

Dita Ndërkombëtare e Shërbimit Zjarrfikës/ Balla: Kemi hyrë në fazë transformimi

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Zjarrfikës, u organizua një ceremoni në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet. Nga atje...

Kostoja e të folurit online/ Analiza e REL, ja çfarë ndodh me dhunën në Shqipëri

“Që kur kam hapur blogun tim për promovimin e edukimit seksual gjithëpërfshirës, kam pasur vazhdimisht sulme në rrjetet sociale”, thotë për Radion Evropa e...

Mijëra pelegrinë në Jerusalem për ceremoninë e Zjarrit të Shenjtë

Mijëra pelegrinë kanë mbushur Kishën e Varrit të Shenjtë në Jerusalem, duke pritur ritin e Zjarrit të Shenjtë e të Shtunës së Madhe përpara...

‘Në pamje të jashtme dukesh i rëndë’, Rama batuta me ‘demokratët e socializum në Vorë’

Në Vorë kryeministri Edi Rama është takuar me disa banorë, të njohur si votues të djathtë, të cilët tashmë janë bërë pjesë e Partisë...

BE “bën një sy qorr” për non gratat në qeverinë serbe? Ja deklarata e Borrell

Kuvendi i Serbisë zgjodhi të enjten Qeverinë e re të vendit pas një debati disaorësh dhe me gjithë kritikat nga opozita. Me 152 vota...

Lajme të tjera

Web TV