Frikësohet Vuçiç: Shqiptarët dhe ndërkombëtarët do na shantazhojnë me ‘Shqipërinë e Madhe’, për të njohur Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç duke folur për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, tha se ato parti që insistojnë në bashkimin me Shqipërinë do t’i fitojnë zgjedhjet. Dhe sipas Vuçiç, pasi t’i fitojnë zgjedhjet, ndërkombëtarët do i ushtrojnë Serbisë presion për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur me idenë që të shmanget “Shqipëria e madhe”.

“Një pranverë jashtëzakonisht e vështirë, një verë e vështirë dhe një vjeshtë e vështirë e pret Serbinë në çdo kuptim. Forcat që insistojnë në bashkimin me Shqipërinë me siguri do të fitojnë në këto zgjedhje.

Kjo është ajo që tha Ramush Haradinaj, ai është një njeri i rrezikshëm që pret që Albin Kurti të ketë nevojë për një parti shqiptare për një koalicion dhe po bën presion që të jetë atje dhe më vonë të zgjidhet president i Kosovës. Atëherë ata do të kishin atë koalicion për Shqipërinë e Madhe, ” tha Vuçiç për TV Prva.

Ai shtoi se pas kësaj, të huajt do t’i paraqisnin Serbisë idenë e parandalimit të formimit të një Shqipërie të Madhe duke njohur pavarësinë e Kosovës si një zgjidhje kompromisi.

“Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të përpiqesh të ruash forcën e Listës Serbe, por gjithashtu të përgatitesh për presione të rënda,” tha Vuçiç.

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV