Artan Manushaqe: Shqipëria me shumë shoqata, por pa shoqëri civile

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artan Manushaqe është një zë i guximshëm si pjesë e shoqërisë civile në Shqipëri në vitet e fundit. Por në të njëjtën kohë Manushaqe hedh akzua të forta për mënyrën se si shoqëria civile funksionon. Akuza më e rëndë sipas tij është se të regjistruara aktualisht në vendin tonë janë  6 mijë shoqata, një numër që kurrë nuk përputhet me numrin e popullisë por më shumë se kaq nuk përputhet me atë që japin dhe prodhojnë me të vërtetë këto shoqata.Manushaqe shton se ka raste kur vetëm një person disponon dhe zotëron 20 shoqata.

-Sa shoqata ekzistojnë deri më sot?

-Mbi 6 mijë duhet të jenë në Shqipëri.

-Po çfarë bëjnë këto?

-Po ç’të them unë.

-Të 6 mijë janë të kapura?

-Unë nuk mund të them nëse janë të gjitha të kapura, por ka njerëz që kanë 20 shoqata, mund ta them edhe këtë.

-Një person ka 20 shoqata?

-Po, po të kërkosh në internet del që një person ka 20 shoqata.

-Po çfarë bën më këto 20 shoqata ky?

-Thith fonde, merr projekte.

-Kujt ja merr?

-Po i merr nga pushteti ose nga OJF-ra të tjera të lidhura me pushtetin, dalin bëjnë ndonjë zhurmë aty me fasadë, dhe u bë. Përse nuk ka ardhur në Unazën e Re një grupim i shoqërisë civile? Pse nuk erdhi asnjë përfaqësues nga shoqatat për diskriminimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave?/Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Lajme të tjera

Web TV