“Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhje”, Braçe: Në organizim për 25 prilin çdo ‘qelizë’ e PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv.kryeministri Erion Braçe në një intervistë për Report Tv ka folur lidhur me zgjedhjet e 25 prillit dhe objektivin e PS për të marrë 75 mandate. Ai ka thënë se për ta arritur këtë është duke u organizuar çdo qelizë e PS. Sa i përket programeve të partive politike ai ka thënë se i ka ndjekur kundërshtarët, e këtu shton se ata propozojnë ndërsa Ps i zbaton.

“Në fakt mbledhja e djeshme nuk  është as e para dhe as e fundit ne i kemi inensifikuar të gjitha kontaktet tona. Kemi zgjeruar të gjitha kontaktet në të gjithë territorin, deputetë kryetarë bashkish, kryetarë njësin, patronazhhuesit, çdo qelizë e Ps në organizim është efektive.

Secili ka marrë detyrt e veta, kemi një objektiv të ndarë dhe në qendrën më të vogël të votimit. Beteja jonë është në qendrën e votimit. Ju dje patë 12 drejtues qarqesh dhe kryetarin e partisë, por po iu  them se është një ushtri njerëzish e angazhuar dhe që ka një synim. Në të gjitha qarqet bashkë edhe mbi 75 mandate po të doni.

Një pjesë e angazhimeve tona materiale është materializuar që tani. Unë po  dëgjoj me shumë vëmendje të konkurentëve të tjerë. Kam dëgjuar Topallin, Patozin Murrizin që kanë  ide për atë që mund të ofrojnë. Dallimi është se po  e bëjmë, ata e ofrojnë ndërsa ne e bëjmë”, tha ai.

 

Të fundit

Marrëdhenie ‘toksike’/ Trump ‘zemërthyer” nga Musk: As që më shkon mendja për të!

Komentet vijnë pas një dite në të cilën Trump dhe Musk shkëmbyen kritika në mediat sociale ndërsa marrëdhënia e...

Pensioni i 13-të për pensionistët/ Çfarë pritet të ndodhë deri në vitin 2030

Radonshiqi e ftuar në një studio televizive u shpreh se pensioni i 13-të është një moment pozitiv dhe vjen në kuadër të përshtatjes së...

“Mbylle gojën, vogëlush”/ Ministri polak tallet me Elon Musk, pas përplasjes me Trump

Më 9 mars Elon Musk shkroi në X (ish-Tëitter) se sistemi i tij i Starlinkut është boshti kurrizor i armatës ukrainase. Nëse ua ndal...

Ndeshja Shqipëri-Serbi!/ Zona pranë stadiumit do ketë bllokim të pjesshëm sot dhe nesër

Policia e Shtetit ka bërë me dije se rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i Serbisë deri te stadiumi “Arena Kombëtare” do të...

Plagosja e çiftit në Gosë të Kavajës, shkak u bë qeni

Qeni i zhurmshëm, që lehte nëpër lagje, duket se ka qenë burimi i konfliktit në fshatin Gosë të Rrogozhinës, që çoi në plagosjen e...

Lajme të tjera

Web TV