Enver Roshi: Për 14 muaj do vaksinohet e gjithë popullata në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enver Roshi është deputet dhe kryetar i Komisionit parlamentar të Shëndetësisë po ai është në profesion mjek. Gjatë intervistës Roshi deklaron se qeveria e ka menaxhuar shumë mirë situatën e pandemisë dhe ajo që është më kreyesorja është nisja e vaksinimit. Për këtë Roshi parashikon që brenda 14 muajve e gjithë popullata do vaksinohet. Roshi bëri një replikë me të gjithë ata mjekë që mbështesin opozitën që të mos bëjnë kritika të pabaza ndaj mënyrës se si po menaxhohet pandemia. Roshi replikoi edhe me politikanin mjek Tritan Shehu që sipas tij ka bërë disa deklarata jo normale.

-Si mendoni se është menaxhuar pandemia nga qeveria shqiptare?

-Për mua është bërë në parametrat normalë. Duke marrë parasysh që kjo është një luftë e padukshme. Por menaxhimi i një pandemie nuk kërkon vetëm pjesëmarrjen e qeverisë, por të gjithë shoqërisë shqiptare. Ajo që unë kam kritikuar vazhdimisht në parlament ka qenë politika në përgjithësi.

-Për kë e keni fjalën?

-Për opozitën.

-Pse?

-Në luftë kur shkohet shkohet me gjeneralë që japin disa urdhëra. Sot i ra barra kësaj qeverie që ta drejtojë këtë luftë. Njerëzit, qytetarët, duhet të kenë një mesazh, mesazhi i parandalimit të kapjes nga virusi. Ashpërsia politike shqiptare këtu lë për të dëshiruar. Shëndetësia duhet t’iu lihet vetëm profesionistëve sepse atyre iu dhemb.

-Ka filluar vaksinimi në Shqipëri, si e vlerësoni?

-Po, që n ështator kemi kaluar në Komisionin e Shëndetësisë programin e Covax-it ku Shqipëria bëri pagesën e parë. Para një muaji ishte marrëveshja që u firmos me Pfizer pr marrjen e 500 mijë dozave të tjera. Lufta për vaksinën është shumë e madhe nga të gjitha vendet e  Europës. Shqipëria është pjesë e kësaj lufte, por duke ditur që mundësitë tona diplomatike janë më të pakta krahasuar me vendet e tjera, ka një kërkesë emergjente për vaksina nga Komiteti Evropian.

-Ka një ide që brenda 14 muajve të gjithë shqiptarët do vaksinohen. Besoni te kjo?

–  Derisa jetojmë, shpresojmë. Varianti më pozitiv është 14 muaj./Fjala.al/Ke.Ba 

 

 

Lexo edhe :  Mbështetja e politikanëve dhe fjala më e kërkuar në Google gjatë vitit 2024

 

Të fundit

Kryeministri i Malit të Zi propozon ndalimin e armëve

Autoritetet malazeze do të shqyrtojnë të gjitha opsionet për të parandaluar incidente të mëtejshme të lidhura me armët, duke...

Hawai/ Festa kthehet në hidhërim, 3 të vdekur dhe 20 të plagosur

Festa u kthye në hidhërim në ishullin e largët të Hawait. Një shpërthim i shkaktuar nga fishekzjarre ka vrarë të paktën tre persona në...

I mbijetoi Holokaustit, legjenda olimpike nderron jetëE

Agnes Keleti, e mbijetuara e Holokaustit dhe medaliste e shumëfishtë olimpike, ka ndërruar jetë në moshën 103-vjeçare. Ajo kishte fituar dhjetë medalje olimpike në gjimnastikë, përfshirë...

Masakra në SHBA dhe Mal të Zi/ Ministria e Jashtme…

SHQIPËRI- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka shprehur ngushëllimet për dy masakrat e ndodhura, njëra në SHBA me 15 viktima...

Të paktën 12 të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Autoritetet shëndetësore palestineze njoftuan të mërkurën se sulmet izraelite në Rripin e Gazës lanë të vrarë së paku 12 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë. Sulmi...

Lajme të tjera

Web TV