Një tjetër vaksinë: Johnson & Johnson me vetëm një dozë dhe efikasitet 66%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vaksina e koronavirusit Johnson & Johnson, nga e cila BE planifikon të blejë deri në 400 milionë doza, ka rezultuar rreth 66% efektive në testetglobale.

Kompania tha se vaksina, e cila kërkon vetëm një dozë, ishte 85% efektive në përgjithësi në parandalimin e formave të rënda të Covid-19.

Vaksina sipas kompanisë që e ka prodhuar ka treguar mbrojtje të plotë kundër shtrimit në spital dhe vdekjes.

Rezultatet e efikasitetit të vaksinës, e cila u zhvillua nga kompanitë farmaceutike Janssen të J & J, u bazuan në të dhënat e 43 783 pjesëmarrësve në teste.

Shumica e vaksinave që janë në përdorim në të gjithë botën për momentin kërkojnë dy doza, zakonisht të injektuara 4-6 javë larg njëra-tjetrës.

Por vaksinat me një dozë të vetme janë dukshëm më të lehta për t’u shpërndarë në popullata, veçanërisht në territoret ku mund të jetë sfidë për të gjetur njerëz që nuk kanë bërë vaksinën e dytë

Të fundit

FOTO/ Diogo Jota i përjetshëm, lot dhe emocione në grumbullimin e Portugalisë

Skuadra e Portugalisë në futboll u mblodh për herë të parë pas humbjes tragjike të Diogo Jotës, ish-sulmuesit të...

Paranojë apo siguri? Stafi koreano-verior pastron mobiliet pas takimit me Putin (VIDEO)

Një moment interesant u kap në kamera menjëherë pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u takua me presidentin rus, Vladimir Putinin...

Kush kërkon ti presë rrënjët e lashta thesarit tonë kombëtar, Valles Devolliçe?

PETRIT DEMIRAJ Grupi i hartimit të Dosjes së Valles Devolliçe  Në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, prej gati një vit administrohet një konflikt jo i...

Dashi dhe Doktori

Nga Toni Drishti Doktori, me të gjitha daljet e tij heroike donkishoteske në konferenca shtypi, ka rrëshqitur në një lloj ëndërre, një lloj kllapie, një...

Eurobarometri: 56% e qytetarëve të BE-së favorizojnë anëtarësimin e shteteve të reja

Presidentja e PE-së, Roberta Metsola, ka vlerësuar shifrat e fundit të Eurobarometrit ku 56% e qytetarëve të BE-së janë në favor të zgjerimit. Mbështetja...

Lajme të tjera

Web TV