Aktori i njohur turk pranon origjinën Shqiptare/ “Jam shqiptar, ja nga cili qytet”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i famshëm turk, Kivanc Tatlitug, nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën shqiptare.

Por i lindur dhe i rritur larg vendlindjes së të parëve, askush nuk do të mendonte se do ta pranonte me kaq krenari origjinën.

I famshëm për rolet e tij në shumë seriale turke, një pjesë e mirë e të cilëve janë transmetuar edhe në ekranet shqiptare, Behlul nuk i ka harruar rrënjët. Përkundrazi.

Në një intervistë të dhënë për stacionin turk CNN, pasi u bë protagonist në shumë prej serialeve turke dhe u shpall si një ndër aktorët më të mirë në vend, Kivanc, ndërsa ka folur për fëmijërinë, adoleshencën e më tej edhe si u fut në botën e aktrimit, ka treguar edhe origjinën shqiptare:

“Po, jam shqiptar”, – ka pranuar ai me krenari ndërsa është pyetur nga moderatorja e emisionit, duke shtuar: “Im atë është me origjinë nga Prishtina, ndërsa ime më është nga Adana.”

Kivanc Tatlitug ka lindur më 27 tetor 1983 në Adana. Pas viteve të para të fëmijërisë në Adana, ku familja kishte një biznes të trashëguar prej më shumë se 100-vjetësh (furrë buke), lëvizi për të filluar studimet e larta Yenice Çağ (Private High School), ku u angazhua me ekipin e basketbollit.

Pas sëmundjes së të atit, familja lëvizi drejt Stambollit, ku i ati mori një mjekim më të specializuar.

Në Stamboll ai u angazhua me klupin e Beshiktashit si një basketbollist amator. Më tej filloi të angazhohej si model, duke marrë edhe shumë ҫmime në vite të ndryshme. Modelingu ishte trampolina që e hodhi aktorin nga pasarela në aktrim.

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV