Zbulimi i ri për njerëzit që e kanë kaluar Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Njerëzit që e kanë kaluar koronavirusin janë po aq të mbrojtur nga ri-infektimi sa ata që bëjnë vaksinën COVID-19, sipas studimit të fundit.

Gjetjet paraprake nga shkencëtarët e Institutit britanik të Shëndetit Publik (PHE) treguan se ri-infeksionet tek njerëzit që kanë antitrupa COVID-19 janë të rralla, ndërsa ekspertët identifikuan 44 ri-infektime të mundshme mes 6,614 pjesëmarrësve të përfshirë në studim.

Por ekspertët paralajmërojnë se, numër i vogël i njerëzve me antitrupa mund të jenë akoma në gjendje ta mbajnë dhe transmetojnë virusin. Zbulimet nënkuptojnë se njerëzit që u infektuan në valën e parë të pandemisë (në muajt e parë të vitit 2020) tani mund të preken sërish nga Covid.

Ata gjithashtu paralajmëruan se njerëzit me të ashtuquajturin “imunitet natyror”, të fituar përmes infektimit – mund të jenë akoma në gjendje të mbajnë koronavirusin në hundë dhe në fyt dhe mund ta transmetojnë atë.

Në një përpjekje për të vërtetuar nëse kalimi i virusit i mbron njerëzit nga riinfektimi – zbuluan që antitrupat ofrojnë një normë mbrojtje prej 83% kundër ri-infektimit, krahasuar me njerëzit që nuk e kanë kaluar sëmundje më parë. Ky imunitet duket se zgjatë të paktën pesë muaj, thuhet në raport.

Studimi, i cili ende nuk është shqyrtuar nga shkencëtarë të tjerë, tregon se kjo mbrojtje zgjat të paktën pesë muaj dhe është në një nivel pak më poshtë e ofruar se nga vaksinat Pfizer-BioNTech (95%) dhe Moderna (94%) dhe dukshëm mbi atë të vaksinës të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca (62%), megjithëse prodhuesit nuk e dinë për sa kohë zgjat ky imunitet.

Studimi do të vazhdojë të ndjekë pjesëmarrësit për 12 muaj të tjerë për të përcaktuar “sa kohë mund të zgjasë çdo imunitet, efektivitetin e vaksinave dhe deri në çfarë mase njerëzit me imunitet janë në gjendje të mbajnë dhe transmetojnë virusin”, si dhe të hetojë variantin e ri të koronavirusit që po përhapet në Mbretërinë e Bashkuar.

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV