Përplasjet e BE me AstraZeneca për vaksinën antiCOVID, hiqen kontrollet në kufij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mosmarrëveshjet mes Bashkimit Evropian dhe kompanisë AstraZenneca, kanë bërë që unioni evropian të marrë masa drastike.

Mbrëmjen e djeshme BE deklaroi se do të përdorë nenin 16, pjesë e marrëveshjes  së BREXIT i cili lejon palët të pezullojnë çdo aspekt që ata konsiderojnë se shkakton vështirësi ekonomike, shoqërore ose mjedisore për ta, duke vendosur kështu kontrollet në kufirin mes BE dhe Irlandës së Veriut.

Megjithatë BE ka ndryshuar vendimin e saj për të anuluar përkohësisht një pjesë të marrëveshjes postBrexit pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mbi furnizimet e vaksinave. Pas marrjes së asaj mase, në kufirin mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut u zhvilluan kontrolle për të shmangur dërgimin e sasive të vaksinave në vend.  Kthesa në Bruksel erdhi disa orë pasi  pati reagime të fuqishme nga Londra, Dublini dhe Belfasti. Sidoqoftë, BE tha se nuk kishte “zgjidhje tjetër” veçse të vazhdonte me futjen në fuqi të kontrollit të eksporteve.  BE këmbëngul se i ashtuquajturi mekanizëm i transparencës është një skemë e përkohshme për të luftuar mungesat e dërgesave, jo një ndalim eksporti. Megjithatë veprimi është kritikuar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke thënë se kjo mund të ketë një efekt goditës në të gjithë botën.

 

Të premten në mbrëmje BE njoftoi se do të përdorë këtë klauzolë dhe do të vendosë kontrollet e eksportit në vaksinat e saj që hyjnë në Irlandën e Veriut në një përpjekje për të parandaluar që rajoni të bëhet një derë e mundshme e largimit të dozave nga BE.

Të fundit

KLGJ mbyll pa vendim procedimet ndaj tre gjyqtarëve të shkarkuar

Nga Edmond Hoxhaj Procedimet disiplinore të inicuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në Këshillin e Lartë Gjyqësor për tre...

Lufta e Putin po nxit stagflacionin rus

Ndërsa Rusia vazhdon të tregojë qëndresë, sinjalet në të gjithë ekonominë e saj janë alarmuese: inflacioni po rritet dhe mungesa e fuqisë punëtore dhe...

Cilat janë bankat e reja që do hyjnë në Shqipëri?

Prej 19 vitesh, në Shqipëri nuk është licencuar asnjë bankë e re. Por këtë vit, duket se një bankë e huaj ka shfaqur interes...

Çfarë tregton Shqipëria jashtë vendit?

regtia e jashtme e Shqipërisë për vitin 2024 ka shënuar zhvillime interesante me ndryshime në vlerat e mallrave të eksportuara dhe importuara krahasuar me...

Eksperti i Kriminalistikës: Ka dyshime që Talo Çela mund të jetë vrarë dhe zhdukur

Talo Çela, mund të jetë vrarë dhe zhdukur”, kështu është shprehur eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Real Story” në...

Lajme të tjera

Web TV