Zgjedhjet e ardhshme parlamentare po afrojnë dhe KQZ ka bërë gati projektvendimin për shpërndarjen e fondeve për partitë politike. Ky projektvendim do të miratohet në datë 2 shkurt.
Fondi në total që do u shpërndahet partive është 140 milionë lekë të reja. Përfituese nga ky fond do të jenë dhe partitë që dogjën mandatet, pra PD dhe LSI.
“Copën e madhe” e merr Partia Socialiste, 63 milionë lekë, PD 38 milionë lekë, LSI 20 milionë lekë, PDIU 7 mln lekë, Lista e Barabartë 4 mln dhe PSD 5 mln lekë.