Me Covid dhe në koma, takon foshnjën e saj 3 muaj pas lindjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua që lindi ndërsa ishte në gjendje kome pasi po luftonte me Covid-19 tre muaj pas lindjes, u kthye në shtëpi dhe takoi për herë të parë vajzën e saj.

Historia e Kelsey Townsend vjen nga Wisconsin, një nënë 32- vjeçare e tre fëmijëve të tjerë.

Sipas asaj që është rindërtuar nga media amerikane, vetëm disa ditë më parë Kelsey u takua me Lucy-n e saj: një takim i cili nuk i ka shpëtuar një fotografi i cili publikoi foto të familjes në faqen e saj në Facebook.

Nëna ishte në muajin e saj të nëntë të shtatzënisë kur doli pozitive me Covid tetorin e kaluar. Ajo kishte nevojë për shtrim në spital për pneumoni dhe përfundoi në një gjendje kome.

Dhe ndërsa ajo ishte në koma, lindi Lucy-n e vogël, e cila rezultoi negative nga virusi. Foshnja, e lindur e shëndetshme, shpejt shkoi në shtëpi, por në javët pas lindjes, nëna e saj ishte akoma në spital e lidhur me një aparat ventilator.

Vetëm në 27 janar, tre muaj më vonë, Kelsey u largua përfundimisht nga spitali dhe ishte në gjendje të mbante fëmijën e saj për herë të pare në krah.

“Ne jemi shumë mirënjohës dhe me fat që jemi të gjithë në shtëpi, që kemi Kelsey në shtëpi dhe mezi presim të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja”, ishin fjalët e burrit të saj Derek i cili gjithashtu tha se nuk kishte siguri që gruaja e tij mund të kapërcente sëmundjen.

Nëna e re, e cila tha se ishte “mirë” teksa mbante në duar vajzën e saj, u shprehu mirënjohje punonjësve të shëndetësisë: “Unë jam shumë mirënjohëse që jam gjallë dhe mirë dhe që jam në shtëpi me vajzën time, Lucy, dhe të jem me fëmijët e tjerë, Peyton, Beaux dhe Faith”.

Lexo edhe :  Shqipëria që nuk është më…

 

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV