Ish- kryeministri Fatos Nano ka rrëfyer një nga momentet e tij më të vështira në jetë, vdekja e nënës së tij dhe për të bën fajtor Sali Berishën.
“Sali Berisha më ka vjedhur 4 vitet më të mira të pjekurisë sime. Sali Berisha më ka vrarë nënën. Ditën që u nisa në Prokurori i thashë nënës që do të vonohem pak dhe më tha që do të pres. Dhe nuk arriti të më pres, u dorëzua në ’95 kur pati disa amnisti që pritej të lirohesha unë, procese që i bllokoi Saliu.
Leja për të marrë pjesë në varrim m’u dha vetëm ditën e varrimit. Një natë më parë kisha djalin, Sokolin në Bënçë, mendoja se nuk do shkoja dhe vendosa që të regjistroj një mesazh me zë që i thashë do ta vendosësh në varrim, mesazhi im ka qenë ‘Sali Berisha pse më vrave nënën”, tha Nano.