Bëni kujdes nga këto dy mesazhe në Whatsapp sepse nëse iu ktheni, do t’iu vjedhin të dhënat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ‘fushatë’ vjedhjesh të aplikacionit të “Whatsapp” është bërë aktive së fundmi në rrjet.

Shumë përdorues të këtij rrjete social kanë rënë pre e vjedhjet se aplikacionit.

Por si ndodh kjo?

Disa piratë futen në të dhënat e platformës dhe të bllokojnë aksesin. Ata dërgojnë një mesazh, duke kërkuar që të dërgoni një kod, por sapo linku klikohet, llogaria vidhet.

1: Codigo do WhatsApp: 189-732

Ou toque neste link para verificar seu numero: V.ëhatsapp.com/189732

Nao compartilhe este codigo’

2: Përshëndetje, më falni, ju kam dërguar një kod 6 shifror me SMS gabimisht, mund të ma dërgoni ju lutem? Eshte urgjente??’

Dy mesazhet e mësipërme janë tipike të këtyre hackerave. Ndërkohë mesazhi i parë vjen si SMS, ku dërgohet një kod 6 shifror.

Mesazhi i dytë vjen në Whatsapp nga numri i një kontakti që e keni në telefon duke iu kërkuar të dërgoni numrin 6 shifror.

Të dyja janë mesazhe të automatizuara dhe nëse e dërgoni mesazhin 6 shifror, ‘piratët’ mund të bllokojnë aksesin në Whatsapp dhe të vjedhin të dhënat personale.

Ndërkohë ashtu siç ka raportuar me parë, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, për këto raste ka nisur një hetim nga prokuroria teksa u bëhet apel qytetarëve që të mbrohen nga këto mesazhe.

Në shkresat qe TCh disponon, dhjetra denoncime janë regjistruar së fundmi ku kallëzuesit tregojnë se si nga numrat telefonike të miqve ju shkruhet një mesazh në te cilin informohen se iu është dërguar një kod 6 shifror që ju kërkohet ta ridërgojne me urgjence. Me përshtypjen se komunikohet me të njohur , kallëzuesit e pranojnë kërkesën dhe me pas sipas tyre piratët ju bllokojnë WhatssApp duke ju ndaluar aksesimin.

Të fundit

Rama: SPAK-u, fryt i vizionit tonë politik, jo i të huajve

Në një deklaratë të gjatë, Kryeministri ka përshkruar angazhimin e Partisë Socialiste në Reformën në Drejtësi, përballjen me akuzat...

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, parashkimi i motit për këtë javë

Java që presim përpara pritet të jetë një javë “tipike” dimri me reshje shiu dhe dëbore por në mesin e saj dhe më pas...

Në punë mund të hasni disa pengesa…çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, dita do të jetë dinamike. Është e rëndësishme të ruani qetësinë dhe të shmangni reagimet...

“Manita” në finalen e Superkupës së Spanjës, Barcelona shkatërron Real Madridin

Superkupa e Spanjës i takon Barcelonës. Një fitore e madhe 2-5 ndaj Real Madrid në finale, në një sfidë spektakolare në Arabinë Saudite. Los Blancos...

Lajme të tjera

Web TV