15 viktima deri më tani dhe më shumë se 50 persona në Tanzani janë shtruar në spital për shkak të gjendjes së rënduar.
Shkaku i sëmundjes së tyre nuk është identifikuar ende, por simptomat përfshijnë të vjella gjaku dhe shqetësime në stomak.
Përfaqësues të shëndetësisë në vend thanë se disa pacientë, kryesisht burra, vdiqën brenda disa orësh nga shfaqja e simptomave.
Deri më tani po testohen mostrat e ujit vendas dhe gjakut të pacientëve. Pas ekzaminimeve fillestare u zbuluar se të prekurit vuanin nga ulçera në stomak dhe sëmundja e mëlçisë.
Ministri i Shëndetësisë u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë dhe premtoi të sigurojë veprime të mëtejshme së shpejti.
Kjo vjen ndërsa Presidenti i vendit John Magufuli pretendoi se Covid ishte ndaluar plotësisht në Tanzani për shkak të fuqisë së lutjes.