“Më rrëmbyen natën dhe më zhveshën”, Paris Hilton rrëfen e përlotur si është abuzuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me një zë të dridhur dhe lot që i rridhnin në fytyrë, trashëgimtarja 39-vjeçare e perandorisë “Hilton” në botë, dëshmoi në Komitetin e Drejtësisë të Senatit Shtetëror të Utah, në lidhje me abuzimet që ka pësuar në “Provo Canyon School”, të cilën ajo e ndoqi për 11 muaj kur ishte 16 vjeçe. Paris tha se ajo pësoi abuzim fizik dhe psikologjik.

Paris Hilton raportoi përvojën e saj në favor të projekt-ligjit nga ligjvënësit e shtetit amerikan, që bëjnë thirrje për mbikëqyrje më të madhe të qeverisë mbi qendrat e rehabilitimit të të rinjve.

“Gjatë 20 viteve, jam ndjekur nga një makth i përsëritur: dy të panjohur më rrëmbejnë në mes të natës, më zhveshin për të më bërë presion dhe më pas më mbyllin në një ndërtesë. Unë do të doja të thosha që ishte thjesht një ëndërr e keqe, por nuk ishte e tillë”, tha aktorja, këngëtarja dhe modelja.

Trashëgimtarja më e famshme, gjithashtu deklaroi se personeli i kolegjit e ka rrahur atë, e detyroi të merrte pilula të panjohura, e shikonin ndërsa bënte dush dhe e detyronin të qëndronte në izolim pa rroba si ndëshkim.

“Unë u detyrova të merrja pilula, ata më lanë të shtangur për ditë të tëra. Ata arritën të përkulnin vullnetin tim. Kujdestarja ime u mburr me kolegët e saj se kishte pasur sukses”.

Nuk është hera e parë që Paris tregon këtë histori. Ajo tashmë e ka bërë këtë në dokumentarin “Ky është Parisi”, i publikuar në internet në shtator 2020, në të cilin detajoi abuzimet fizike që pësoi në moshën 16 vjeçe, kur prindërit e saj vendosën që mënyra e vetme për ta shëruar atë nga teprimet rinore, ishte ta mbyllnin në një objekt rehabilitimi privat në Utah.

Lexo edhe :  Luiz Ejlli surprizon Kiarën me dhuratën magjike për Shën Valentin

Një shkollë private, e specializuar në trajtimin e adoleshentëve të vështirë ku, në vitin 1997, prindërit e vajzës paguanin një faturë prej 300 mijë dollarësh për ta mbajtur të mbyllur gjatë muajve të trajtimit.

Të fundit

Si shpërndahej kokaina me taksi e skutera/ Detaje nga operacioni me 27 të arrestuar

Detaje të reja në lidhje me operacionin e zhvilluar të martën në Tiranë, ku u arrestuan 27 persona për...

Tragjike/ Ishte duke punuar në banesë dhe e zë korenti, humb jetën 45-vjeçari në Krujë

Një 45-vjeçar ka ndërruar jetën pasi e ka zënë korenti. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bubq në Krujë. 45-vjeçari ishte duke punuar në ndërtim në...

Olsian Çela miraton masat për zgjedhjet e 11 majit, ngrihen seksione të posaçme

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, miratoi sot udhëzimin e përgjithshëm për masat administrative dhe procedurale në periudhën para dhe pas zgjedhjeve. Në kuadër të këtyre...

‘O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do’/Rama tallet me Berishën, poston VIDEO me bufin

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me postimet në rrjete sociale për Bufin e Kënetës, me të cilin ironizon Sali Berishën. Kësaj radhe shfaqet një buf...

17-vjetori i pavarësisë së Kosovës/ Zbardhet letra që Rama i dërgoi Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një letër urim nga kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama për 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së...

Lajme të tjera

Web TV